Türkiye ka treguar përpjekje të jashtëzakonshme të njohura globalisht në mbrojtjen e refugjatëve duke pritur kombe të ndryshme, duke përfshirë sirianët në veçanti, thuhet në reagimin e Kryesisë së Menaxhimit të Migrimit të Türkiye-s, (KMMT) drejtuar organizatës Human Right’s Watch, (HRW) e cila kohë më parë publikoi një raport skandaloz.
HRW-ja pretendonte në raport se “autoritetet turke arrestuan, ndaluan dhe deportuan në mënyrë arbitrare qindra burra dhe djem refugjatë sirianë në Siri”.
Rreth kësaj çështjeje siç thonë KMMT-ja, HRW ka kërkuar prej tyre informacion mbi politikat dhe praktikat në lidhje me sirianët nën mbrojtje të përkofshme në Türkiye. Në një letër zyrtare të datës 3 tetor 2022, KMMT-ja iu përgjigj veçanërisht pretendimeve të pohuara nga Human Rights Watch.
“Pavarësisht reagimeve tona, HRW-ja injoronte reagimet e Türkiye-s, e cila pret 3.6 milionë sirianë të detyruar të emigrojnë nga Siria dhe qytetet e tyre të lindjes që u shkatërruan nga konflikti”, thonë nga KMMT-ja.
Siria aktualisht sipas KMMT-së është një nga vendet në të cilat zbatohet parimi i moskthimit dhe të gjithë të huajt kthehen atje në baza vullnetare.
“Në këtë drejtim, pretendimet se sirianët u detyruan të iknin nga Siria në mënyrë të paligjshme nuk pasqyrojnë të vërtetën”, thuhet në reagimin e KMMT-së.
Kthimi në Siri vetëm vullnetarisht
Në procedurat për kthimin vullnetar, sirianët siç sqarojnë nga KMMT-ja nënshkruajnë formularët e kthimit vullnetar në prani të një dëshmitari.
“Të huajt drejtohen në portat kufitare nga ku duan të dalin duke lëshuar dokumentet e kërkuara. Aty ku nuk duan të dalin nga rajone të caktuara, asnjëherë nuk detyrohen të dalin prej andej”, thonë nga KMMT-ja.
530 mijë shtetas sirianë janë kthyer vullnetarisht në shtëpitë e tyre që nga viti 2017.
Organizatat ndërkombëtare nuk konstatuan lëshime
Tridhjetë Qendrat e Largimit (QL) në 25 provinca në Türkiye janë monitoruar vazhdimisht nga organizatat ndërkombëtare dhe të njëjtat nuk kanë konstatuar lëshime.
Nga data 5 deri më 14 shtator të viti 2022 Nënkomiteti për Parandalimin e Torturës dhe të Trajtimeve ose Ndëshkimeve të tjera Mizore, Çnjerëzore ose Poshtëruese (SPT) ka vizituar dhe monitoruar QL-të, KMMT-në dhe Ministrinë e Brendshme.
Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose Ndëshkimit Çnjerëzor ose Poshtërues (CPT) gjithashtu kanë vizituar dhe monitoruar KMMT-në e QL-ve dhe Ministrinë e Brendshme ndërmjet datës 20 shtator dhe 1 tetor të vitit2022.
“Gjatë këtyre vizitave, të dyja Komitetet nuk kanë hasur në ndonjë konstatim negativ”, thonë nga KMMT-ja.
Mes tjerash ata shtojnë se pretendimet se shtetasit sirianë janë keqtrajtuar, qasja e tyre në të drejta dhe shërbime është mohuar dhe se ata janë dëbuar në mënyrë të paligjshme ose kërcënohen me dëbim nuk korrespondojnë me realitetin.
"Türkiye pret numrin më të madh të refugjatëve dhe kryen menaxhimin e migrimit në përputhje me ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Türkiye jo vetëm që i kthen migrantët e parregullt në vendet e tyre në mënyrë vullnetare, të sigurt dhe dinjitoze në përputhje me të drejtat e njeriut, por gjithashtu u jep përparësi të huajve që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare dhe nuk i kthen kurrë me forcë", thonë nga KMMT-ja.
Raporte të tilla të ngushta të bazuara në mostra sipas KMMT-së, nuk pasqyrojnë të vërtetën, përkundrazi mbartin vetëm rrezikun e dëmtimit të kulturës së tolerancës midis shoqërive pritëse dhe të huaja duke falsifikuar realitetin, si dhe janë për të ardhur keq dhe të padrejta për sa i përket nxitjes së ksenofobisë në rritje veçanërisht në Evropë dhe në botë. Shqetësuese është edhe shpërndarja e informacionit të rremë ndër publikun dhe komunitetin ndërkombëtar.