Një kompani me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, Hive Energy, planifikon të tërheqë 4 miliardë dollarë investime direkte në Türkiye me afërsisht 4 gigavatë projekte me bazë diellore të propozuara në 30 lokacione rreth vendit.
Menaxheri i Hive Energy në Türkyie, Tolga Meti, tha për Anadolu Agency se planet për të zhvilluar dhe tërhequr projekte në shkallë më të gjerë në vend janë dëshmi e besimit për potencialin e energjisë së pastër të Türkiyes.
Sipas të dhënave të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, kapaciteti i energjisë së rinovueshme i Türkiyes në 5 vitet e ardhshme pritet të rritet për 64 për qind, ose 33.8 gigavatë që do t'i ndihmojë asaj të renditet ndër 10 tregjet më të mëdha në botë.
Energjia diellore në të ardhmen me rritje prej 49 për qind do të marrë edhe pjesën e “luanit”, ndërsa energjia e erës do të zërë 24 për qind e rritjes totale.
Përderisa Hive Energy po përshpejton planet e investimeve në Türkiye me mbështetjen e Dhomës Britanike të Tregtisë (BCCT), Hive Energy ka aplikuar për projekte të baterive me bazë diellore me kapacitete që variojnë në shkallë nga 11 në 230 megavatë.
Aplikimi po fokusohet në 19 qytete, nga Gaziantepi në juglindje të vendit deri në Balikesir në perëndim.
Kapaciteti i projekteve të propozuara baterike me bazë diellore është rreth 4 gigavatë.
Nëse kapaciteti total jepet për paralicencë, i cili pritet të përcaktohet deri në tremujorin e parë të vitit 2023, kompania dhe partnerët e saj do të kryejnë negociata për të tërhequr investime të huaja direkte në Türkiye.
Rritja e vëllimit të energjisë diellore
Kapaciteti aktual i instaluar i Türkiyes në energjinë diellore ishte 9,32 gigavatë që nga nëntori 2022.
Vendi ka marrë aplikime rekord për projektet e baterive me bazë diellore dhe erë që nga hapja e aplikacioneve në mes të nëntorit të vitit të kaluar.
Sipas një njoftimi të Autoritetit Rregullativ të Tregut të Energjisë të Türkiyes javën e kaluar, aplikacionet e pranuara në pak më shumë se një muaj propozonin instalimin e 164.2 gigavatë, megjithëse do të ndahet kapaciteti prej 30 gigavatë.
Aplikimet për projektet e baterive me bazë diellore kanë arritur në 72.4 gigavatë, ndërsa për projektet e bazuara në erë, sasia ka qenë 91.8 gigavatë. Vlera totale e investimit të aplikacioneve është llogaritur 230 miliardë dollarë, ndërsa 40-45 miliardë dollarë nga kjo shumë pritet të kthehen në investime për kapacitetin e alokuar.
Tolga Metin tha se Hive Energy ka një pikëpamje afatgjatë në projektet e rinovueshme në Türkiyes.
"Si Hive Energy, ne jemi duke kryer gjithë procesin në lidhje me projektet. Kur procesi avancon në një pikë të caktuar, ne fillojmë negociatat me një sërë fondesh dhe institucionesh financiare. Mbretëria e Bashkuar është shtëpia e fondeve të ndryshme, dhe siç ka Hive Energy. Duke qenë prej vitesh në një marrëdhënie me këto fonde dhe institucione, ne e kemi mjaft të lehtë të gjejmë kredi për këto projekte”, tha ai.
Me dhënien e licensave do të fillojë procesi i ndërtimit të projekteve, tha Metin, duke shtuar se kompania tashmë ka nisur negociatat me disa nga fondet dhe institucionet financiare.
Hive Energy ka një termocentral diellor 10.5 megavatë në provincën juglindore të Türkiyes, Adiyaman, i cili prodhon 18 milionë kilovat-orë energji elektrike në vit.
"Kapaciteti i aplikacioneve aktuale korrespondon me 350 herë më shumë se kapaciteti ynë aktual i instaluar në Türkiye," shtoi Metin.