Asnjë konflikt nuk është lokal në "mjedisin kaotik global" të sotëm, tha ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, në fjalimin e tij në sesionin e titulluar "Zgjidhja e konflikteve dhe ndërtimi i paqes", në Forumin Botëror TRT 2022 në Istanbul.
"Me efektin flutur, nuk ka konflikte lokale. Ne nuk mund të lejojmë të mos veprojmë ndërsa përballemi me këto sfida dhe kërcënime," tha kryediplomati turk Çavuşoğlu.
Sipas tij, konfliktet janë pjesë e realitetit të raporteve njerëzore, si dhe atyre ndërkombëtare.
“Pas një periudhe të shkurtër qetësie dhe lehtësimi, marrëdhëniet ndërkombëtare dominohen sërish nga konflikte. Ne kemi nevojë për aftësi zgjidhjeje dhe ndërmjetësimi për të lënë pas këto kohë sfiduese", tha ai.
Duke theksuar se bota është në një epokë krize, Çavuşoğlu nënvizoi se jo vetëm ka një ndryshim sistemik, por edhe konfliktet po transformohen sot.
“Me progresin teknologjik dhe globalizimin, konfliktet janë më komplekse, shumështresore dhe më të përhapura”, tha kreu i diplomacisë turke.
Forumi Botëror TRT 2022, një ngjarje vjetore dyditore, filloi të premten në Istanbul.
Tubimi, i cili këtë vit mbahet me temën “Hartëzimi i së ardhmes: pasiguritë, realitetet dhe mundësitë”, mbledh akademikë, gazetarë, intelektualë, politikanë dhe anëtarë të shoqërisë civile nga e gjithë bota.
Në forum marrin pjesë rreth 100 folës dhe më shumë se 1000 pjesëmarrës nga pothuajse 40 vende.
10 Dhj 2022
Çavuşoğlu: Asnjë konflikt nuk është lokal në mjedisin e sotëm kaotik global
Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu tha se konfliktet janë pjesë e realitetit të marrëdhënieve njerëzore, si dhe të atyre ndërkombëtare.
AA
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.