Türkiye të mërkurën kritikoi Greqinë për pozicionin e saj "të pasinqertë" dhe "të pandershëm" për çështjet e Egjeut dhe të Mesdheut Lindor.
Duke folur në një aktivitet nga Fondacioni i Kërkimeve Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në kryeqytetin turk Ankara, Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu tha se Athina bllokon rrugën drejt drejtësisë për çështjet ekzistuese.
I pyetur në lidhje me pretendimet se Greqia po përgatit një sulm ndaj Türkiyes, Çavuşoğlu tha se kjo do të thotë se Athina "ka humbur ndjenjat".
Duke thënë se Athina e di shumë mirë se çfarë do të thotë të kundërshtosh Ankaranë, ministri i kujtoi Greqisë "të mos shikojë se kush është pas teje, por të shikojë se me kë po përballesh".
“ShBA-ja thotë se bazat amerikane në Greqi janë ngritur kundër Rusisë, por kjo nuk është bindëse. Ka humbur qasjen e saj të ekuilibruar midis Türkiyes dhe Greqisë. Greqia shkel të drejtat e minoritetit turk në Trakinë Perëndimore dhe dëshiron të ushtrojë 10 milje hapësirë ajrore, duke shkelur ligjin ndërkombëtar”, deklaroi Çavuşoğlu.
Ndërsa sa i përket marrëveshjes së grurit nga Rusia, Çavuşoğlu kujtoi se presidenti Erdoğan foli me homologun rus Putin.
“Jemi në kontakt të ngushtë me të dyja palët, Rusia ka një kërkesë sigurie pas sulmeve. Zgjatja e marrëveshjes është e rëndësishme, besoj se do të pajtohemi”, ka thënë Çavuşoğlu.
Në raport me marrëdhëniet me Egjiptin, Çavuşoğlu potencoi se Türkiye nuk është arsyeja e ngadalësimit të procesit të normalizimit.
“Marrëveshja jonë e fundit detare me Libinë nuk është kundër interesave të Egjiptit. Ne jemi të sinqertë në normalizim, duam që Egjipti të jetë i qëndrueshëm dhe i fortë”, përfundoi Çavuşoğlu.