Ministri i Jashtëm i Türkiye-s (Turqisë), Mevlüt Çavuşoğlu tha se po punojnë me Drejtorinë e Komunikimeve të Presidencës për të forcuar markën "Türkiye".
Çavuşoğlu, në kuadër të Konferencës së 13-të të Ambasadorëve foli në seancën ku Drejtori i Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun iu drejtua ambasadorëve.
"Në aspektin e komunikimit ndodhemi në një periudhë kritike", tha Çavuşoğlu i cili shtoi se mjetet moderne të komunikimit si media sociale nuk kanë paraqitur rezultatin për lehtësimin dhe përhapjen në qasjen e informacionit ashtu sikur shpresohej në fillim.
Përkundrazi, siç tha ai janë përballë një fenomeni të quajtur "post-truth", në të cilin perceptimi i paraprin fenomenit.
"Dezinformimi dhe ndotja e informacionit janë bërë një e vërtetë e jetës", vlerësoi Çavuşoğlu.
Duke shprehur se dezinformimi dhe ndotja e informacionit kanë marrë peng edhe më shumë shtypin kryesor dhe se Türkiye shpeshherë është përballur me fushata negative, Çavuşoğlu theksoi se Türkiye ka qenë objektiv i fushatave të njollosjes që nga lufta kundër terrorizmit deri te ngjarjet e vitit 1915, e që nga Lufta e Karabakut e deri në luftën Rusi-Ukrainë.
"Në këtë kuptim komunikimi është ndoshta dimensioni më i rëndësishëm edhe i diplomacisë. Për këtë arsye janë shumë të rëndësishme punimet e paraqitura nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës dhe aktorët e tjerë në kuadrin e strategjisë që zhvillon Drejtoria jonë e Komunikimeve të Presidencës", tha Çavuşoğlu.
Ai tha se diplomacia është me shumë shtresa, pjesëtarë dhe aktorë. Çavuşoğlu tërhoqi vëmendjen se edhe Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës është një prej aktorëve më të rëndësishëm i Ministrisë së Jashtme në diplomaci.
Çavuşoğlu vuri theksin se krahas Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës bashkëpunojnë ngushtë edhe me TRT dhe Anadolu Agency (AA) dhe se kanë bërë një bashkëpunim shembullor kryesisht në Forumin e Diplomacisë në Antalya.
Ai rikujtoi se me Drejtorinë e Komunikimeve kanë bashkëpunuar ngushtë edhe në shumë fusha, përfshirë punimet mediatike për Organizatën e Shteteve Turke, Samitin e Medias së Afrikës, Samitin Ndërkombëtar të Komunikimit Strategjik, aktivitetet në çështjen e reformave të Kombeve të Bashkuara (OKB), aktivitetet e diplomacisë publike dhe aplikimet e Qendrës së Komunikimit të Presidencës (CİMER).
Pasi bëri të ditur që kanë bashkëpunuar edhe për objektivin për të forcuar markën "Türkiye", Çavuşoğlu tha "Nisma nën udhëheqjen e presidentit tonë të nderuar për përdorimin e emrit të vendit tonë si ‘Türkiye‘ në gjuhët e huaja ishte një hap i rëndësishëm. Për këtë çështje do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë intensive bashkë me përfaqësitë tona jashtë vendit".
Ambasadorët përpiqen të përdorin në mënyrë efektive diplomacinë publike
Kryediplomati turk tha ndër të tjera se edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë bashkëpunimet me Drejtorinë e Komunikimeve.
Sipas tij, efektet e periudhës përtej të vërtetës i ka ndjerë edhe politika e jashtme turke.
"Kjo është edhe më e dukshme në gjeografitë ku vendi ynë është vendosur në shënjestër me disa paragjykime historike dhe social-kulturore. Ambasadorët tanë me mjete financiare dhe personel të kufizuar po përpiqen të përdorin mediat sociale dhe diplomacinë publike në mënyrë efektive. Duke u nisur nga fjala e Hz. Mevlana se 'Ajo që thua është aq sa kupton tjetri përballë', së bashku ne mendojmë se si mund ta shpjegojmë veten tonë më mirë", tha Çavuşoğlu.
11 Gus 2022
Çavuşoğlu: Do të vazhdojmë të forcojmë markën "Türkiye"
Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës është një prej aktorëve më të rëndësishëm të Ministrisë së Jashtme të Türkiye-s
AA
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.