Lidhur me problemin e refugjatëve, Çavuşoğlu theksoi se ai është problem i gjithë botës dhe shtoi se numri i personave që janë larguar nga vendet e tyre i cili ishte 70-80 milionë para pandemisë së COVID-19 ka tejkaluar 100 milionë dhe se kjo nuk është situatë e lehtë as për Türkiye-n.     Foto: AA

Minsitri i jashtëm i Türkiye-s, Çavuşoğlu ka reaguar mbi akuzat e pabaza të ministrit grek, Notis Mitarakis lidhur me Türkiyen.
Ministri i Jashtëm i Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu reagoi ndaj pretendimeve të pabaza të Greqisë se "Türkiye ka keqtrajtuar refugjatët" duke thënë se "Duhet të jesh me të vërtetë i paturpshëm dhe i pamatur që të përpiqesh të dukesh i drejtë madje edhe në situatën më të padrejtë si Greqia".
Çavuşoğlu foli për gazetarët në Takimin e Jashtëzakonshëm të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Shteteve Turke që u mbajt në Zyrën e punës presidenciale në Dolmabahçe në Istanbul.
Në pyetjen lidhur me postimin e bërë në Twitter nga ministri grek i Migracionit dhe Azilit, Notis Mitarakis, lidhur me Türkiye-n, ministri Çavuşoğlu tha: "Duhet të jesh me të vërtetë i paturpshëm dhe i pamatur që të përpiqesh të dukesh i drejtë madje edhe në situatën më të padrejtë si Greqia. Në fakt, këtë mund ta bëjë vetëm Greqia. Sigurisht nuk duhet t'i bëjmë padrejtësi as Qipros greke. Edhe ata nuk janë të paktë në këtë çështje".
"Të dhënat për Greqinë dhe për mbështetësin e saj Frontex janë të qarta. Të gjithë organizatat ndërkombëtare, përfshirë Organizatën Ndërkombëtare të Migracionit, Komisionerin e Lartë të OKB-së për refugjatët, organizatat e shoqërisë civile dhe mediat janë përqendruar në këtë trajtim çnjerëzor të kryer me mbështetjen e Frontex-it kundrejt emigrantëve, refugjatëve", tha Çavuşoğlu.
Ai tha se kjo çështje është në rend dite të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNj) dhe Parlamentit Evropian (PE). "Frontex po bën bashkëpunëtorin. Po ashtu, së fundmi është zbuluar se si kanë ndryshuar koordinatat për t'i treguar sikur janë kryer në ujërat territoriale turke. Këta mendojnë në mënyrën ‘Ne bëjmë çdo gjë dhe këtë e hedhim mbi Türkiye-n. Ose ia hedhim vendeve tranzit dhe të gjithë e besojnë këtë'. Por, të vërtetat janë në shesh dhe ne do të vazhdojmë t'i paraqesim këto të vërteta", tha Çavuşoğlu.
Me rritjen e këtij krimi të Greqisë, është e natyrshme që të drejtohen e të shpifin për Türkiye-n, shtoi ai.
Çavuşoğlu vuri theksin se në javën e fundit nga Egjeu janë nxjerrë trupat e 4 emigrantëve dhe se të gjithë këto janë realizuar me shpimin e gomoneve dhe braktisjen e tyre në mesin e detit nga ana e Greqisë.
Duke theksuar se kanë parë se si njerëzit kanë humbur jetën të zhveshur në kufirin Türkiye-Greqi, Çavuşoğlu tha më tej:
"Sepse, teksa Greqia i shtyn prapa këta, ajo u konfiskon çdo gjë në mënyrë që të mos vijnë më. U konfiskon jo vetëm kartat e identitetit dhe dokumentet e tjera, por edhe veshjet e tyre. Greqia ka një kartelë (dosje) të fryrë në aspektin e shkeljes së ligjit ndërkombëtar dhe është e natyrshme që me rritjen e këtij krimi të drejtohen dhe të shpifin për Türkiye-n".

Gënjeshtra e Greqisë nuk zgjat shumë
Çavuşoğlu tha se ka edhe vende të Bashkimit Evropian (BE) që duan ta besojnë këtë, që besojnë çdo gjë që thotë Greqia dhe se këta po inkurajojnë Greqinë.
Lidhur me problemin e refugjatëve, Çavuşoğlu theksoi se ai është problem i gjithë botës dhe shtoi se numri i personave që janë larguar nga vendet e tyre i cili ishte 70-80 milionë para pandemisë së COVID-19 ka tejkaluar 100 milionë dhe se kjo nuk është situatë e lehtë as për Türkiye-n.
Shefi i diplomacisë turke tha se problemi i refugjatëve është një çështje humanitare dhe shoqërore, por kohët e fundit është keqpërdorur nga disa politikanë dhe është bërë një çështje politike. "Por, ne asnjëherë nuk kemi harruar, nuk kemi neglizhuar që ta shohim këtë në aspektin humanitar. Nëse do të ketë rikthime, kjo duhet të jetë në mënyrë humane, në mënyrë dinjitoze, pasi edhe kthimi i më shumë se 520 mijë sirianëve në Siri është bërë në mënyrë vullnetare dhe dinjitoze", tha Çavuşoğlu.
Ai potencoi se edhe emigrantët e ardhur nga Afganistani dhe Pakistani janë rikthyer me të njëjtën qasje duke bërë bashkëpunim me ato vende. "Për këtë arsye gënjeshtra e Greqisë nuk zgjat shumë, madje gënjeshtrat zbulohen edhe më herët", u shpreh Çavuşoğlu.

AA