Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se do të vazhdojnë luftën e tyre të vendosur kundër të gjitha llojeve të krimeve të urrejtjes, në mesazhin që publikoi me rastin e 15 Marsit, Ditës Ndërkombëtare Kundër Islamofobisë.
Ministri Çavuşoğlu ka publikuar një fotomesazh në llogarinë e tij në Twitter me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Islamofobisë.
“Sot është Dita Ndërkombëtare për Luftën kundër Islamofobisë. Feja e paqes është e lidhur me të gjitha llojet e krimeve të urrejtjes në këtë periudhë të sulmeve në rritje kundër Islamit. Lufta jonë e vendosur do të vazhdojë”, shkroi kryediplomati turk.
Në mesazhin e tij përfshinte fotografinë e xhamisë Nur, e cila ishte objektiv i një sulmi terrorist në Christchurch, Zelandë e Re, më 15 mars 2019.