Pas marrëveshjes së javës së kaluar për eksportin e grurit, Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se tani është koha të fokusohemi në ndërmjetësimin e një armëpushimi midis Rusisë dhe Ukrainës.
“Tani është koha të fokusohemi në një armëpushim. Ky nuk është vetëm një proces që do të kryhet në nivelin e ministrave të jashtëm”, tha Çavuşoğlu, duke shprehur gatishmërinë e Türkiye-s për të organizuar dhe ndërmjetësuar bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës drejt paqes së qëndrueshme.
Duke folur në një konferencë për media me homologun e tij gjeorgjian, Ilia Darchiasvili, shefi i diplomacisë turke vlerësoi marrëveshjen e eksportit të grurit, të nënshkruar të premten e kaluar në Istanbul me Kombet e Bashkuara (OKB), Rusinë dhe Ukrainën.
Çavuşoğlu theksoi se falë marrëveshjes janë hequr jo vetëm pengesat për grurin ukrainas, por edhe ato për grurin dhe plehrat ruse, duke ndihmuar për të ushqyer një “botë të uritur”.
Marrëveshja u arrit nga palët pas bisedimeve në Istanbul për të formuar një qendër koordinimi për të kryer inspektime të përbashkëta në hyrjet dhe daljet e porteve dhe për të garantuar sigurinë e rrugëve.
E vlerësuar në nivel ndërkombëtar për rolin e saj ndërmjetësues, Türkiye është koordinuar me Moskën dhe Kievin për të hapur një korridor nga porti ukrainas i qytetit Odessa për të filluar dërgesat globale të grurit, që janë bllokuar për shkak të luftës Rusi-Ukrainë që nisi më 24 shkurt.
Duke shpresuar se marrëveshje do të zbatohet pa asnjë ndërprerje dhe problem, Çavuşoğlu tha se gruri më pas mund të transportohet në vendet që kanë nevojë urgjente.
Nëse zbatohet me sukses marrëveshja e Istanbulit, theksoi Çavuşoğlu, “mund të rritet jashtëzakonisht besimi midis Rusisë dhe Ukrainës”.
Duke e mbajtur derën hapur për të dy vendet, respektivisht Ukrainën dhe Rusinë, Türkiye është vlerësuar për rolin e saj udhëheqës që bashkon vendet për të ecur drejt paqes, përfshirë një takim të ministrave të Jashtëm të dy vendeve të mbajtur në muajin mars në vendpushimin bregdetar turk Antalya.
28 Kor 2022
Çavuşoğlu: Marrëveshja e grurit ti paraprijë armëpushimit Rusi-Ukrainë
Türkiye e gatshme të ndërmjetësoj për bisedimet rreth paqes
AA
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.