Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu zhvilloi të hënën (20 mars) bisedime në margjinat e Konferencës Ndërkombëtare të Donatorëve në Bruksel.
Çavuşoğlu u takua veçmas me Toivo Klaar, përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për Kaukazin e Jugut dhe krizën në Gjeorgji, dhe Achim Shtajner, administratorin e Programit të Zhvillimit të OKB-së (UNDP).
Ai shkroi në Twitter se ata diskutuan çështjet rajonale dhe procesin e rindërtimit pas tërmeteve. Çavuşoğlu do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve, organizuar nga Komisioni Evropian dhe Presidenca Suedeze e Këshillit të BE-së për të mbështetur viktimat e prekura nga tërmetet shkatërruese në Türkiyen jugore.
Më 6 shkurt, tërmete me magnitudë 7,7 dhe 7,6 goditën 11 provinca – Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Elazig, Hatay, Gaziantep, Kahramanmaraş, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa – në Türkiyen jugore, duke marrë jetën e mbi 49.500 personave. Më shumë se 13,5 milionë njerëz në Türkiye janë prekur nga tërmetet, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriore.
Më 6 shkurt, tërmete me magnitudë 7,7 dhe 7,6 goditën 11 provinca – Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Elazig, Hatay, Gaziantep, Kahramanmaraş, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa – në Türkiyen jugore, duke marrë jetën e mbi 49.500 personave.
Më shumë se 13,5 milionë njerëz në Türkiye janë prekur nga tërmetet, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriore.