Politika e jashtme e Türkiye-s, është sipërmarrëse dhe humanitare, e jo dogmatike apo joparimore, dhe ka ndihmuar në zbutjen e kërcënimit të krizës globale ushqimore, është shprehur ministri i Punëve të Jashtme i Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu, në Konferencën e 13-të të Ambasadorëve në Ankara,
Sipas tij, kriza në Ukrainë ka treguar edhe një herë vlerën e Türkiye-s.
Kryepdiplomati turk mes tjerash tha se Ankaraja pret që aleatët e saj të jenë "më miqësorë, më aktivë, më pak kritikë dhe të marrin përgjegjësi".
Operacionet ndërkufitare të Türkiye-s, siç deklaroi Çavuşoğlu po përparojnë me mbështetje efektive diplomatike, duke theksuar se ato kanë "rëndësi të madhe" për integritetin territorial të Sirisë dhe Irakut.
Lufta kundër terrorizmit është një "vijë e kuqe" për Türkiye-n, pohoi Çavuşoğlu, duke shtuar se Ankaraja pret që autoritetet irakiane të ndërmarrin veprime konkrete kundër grupit terrorist PKK.
Derisa kjo të ndodhë, ai u shpreh se Türkiye do të vazhdojë të marrë masa për të mbrojtur sigurinë e saj kombëtare.
“Türkiye shpreson që ndjeshmëritë e saj në luftën kundër terrorizmit të kuptohen mirë nga bota”, tha Çavuşoğlu.
Ai kritikoi gjithashtu SHBA-në se nuk ka ndërmarrë “hapa të kënaqshëm” kundër grupeve terroriste PKK/PYD/YPG dhe FETO, si dhe për sanksionet e njëanshme kundër Türkiye-s.
Türkiye ka kritikuar prej kohësh mbështetjen e SHBA-së për terroristët e YPG/PKK-së.
Përderisa SHBA-ja pretendon se po lufton grupin terrorist DEASH me ndihmën e aleatëve të saj YPG/PKK, Türkiye thotë se nuk ka kuptim përdorimi i një grupi terrorist për të luftuar një tjetër grup terrorist.
Türkiye është Evropë
Sa i përket objektivit të Türkiye-s për anëtarësimin në BE, Çavuşoğlu ripohoi angazhimin e Ankarasë dhe tha se vendi "do të ndjekë politika konstruktive për të përmirësuar bashkëpunimin dhe dialogun në të gjitha fushat".
“Türkiye është Evropë”, tha ai, duke theksuar përgjegjësinë e Ankarasë për të garantuar sigurinë e Evropës.
Duke trajtuar situatën në Mesdheun Lindor dhe Egje, kryediplomati turk tha se Türkiye dëshiron që "çështjet e ndërlidhura" të adresohen dhe zgjidhen "në mënyrë gjithëpërfshirëse në përputhje me të drejtën ndërkombëtare".
“Greqia, megjithatë, nuk ka vullnet për të zgjidhur këto çështje”, tha ai.
Duke folur për përshkallëzimin e fundit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, ai përsëriti se Türkiye "paralajmëron edhe një herë Armeninë që të mos përfshihet në provokime të reja".
Kur Azerbajxhani çliroi territorin në Karabak që ishte i pushtuar nga Armenia për gati tre dekada gjatë konfliktit në vjeshtën e vitit 2020, Çavuşoğlu tha se Türkiye favorizonte drejtësinë dhe mbështeti anën e drejtë dhe të vërtetë.
Kryediplomati turk dënoi gjithashtu valën e re të sulmeve izraelite në Gaza, duke thënë se nuk mund të ketë asnjë justifikim për vrasjen e njerëzve të pafajshëm, veçanërisht të një fëmije 5-vjeçar.
8 Gus 2022
Çavuşoğlu: Në kohë të krizës globale Türkiye e tregoi vlerën e saj
Konferenca e 13-të e ambasadorëve u zhvillua në Ankara
AA
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.