Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Mevlüt Çavuşoğlu, më 18 mars do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Egjipt me ftesë të homologut të tij egjiptian, Sameh Shoukry.
Sipas një njoftimi të ministristrisë turke, në takimin Çavuşoğlu-Shoukry parashikohet të diskutohen në të gjitha aspektet marrëdhëniet dypalëshe Türkiye-Egjipt si dhe të shkëmbehen pikëpamjet në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.
Ministri Çavuşoğlu do të jetë ministri i parë i jashtëm i cili viziton Egjiptin nga Türkiye pas një periudhe 11-vjeçare.
Shoukry pas tërmetit me epiqendër Kahramanmaraş vizitoi më 27 shkurt Türkiyen për të shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet e tij, si dhe u takua me Çavuşoğlun.
Egjipti gjithashtu dërgoi ndihma humanitare në Türkiye për të prekurit nga tërmeti.