Kryediplomati i Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu, në shënimin e gjashtë vjetorit të grusht shetit të dështuar, ka thënë se të gjitha vendet bashkërisht dhe me vendosmëri duhet t'i përgjigjen kërcënimit terrorist të FETO-s.
Duke kujtuar 15 korrikun e vitit 2016, ministri i Jashtëm i Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu tha se objektivi kryesor i grupit terrorist ishte krijimi i një "regjimi radikal, fundamentalist besnik vetëm ndaj kreut të tyre Fetullah Gulen”.
"Komplotistët vranë 251 civilë të pafajshëm dhe lanë mijëra të plagosur. Atë natë, populli turk mbrojti demokracinë me jetën e tyre", deklaroi Çavuşoğlu në një shkrim për të përditshmen greke "Ta Nea".
Çavuşoğlu tha se qëndrueshmëria e popullit turk në mbrojtjen e demokracisë atë natë ishte diçka që komplotistët nuk kishin arritur ta parashikonin.
"Njësitë e ushtrisë të lidhura me FETO-n lanë kazermat e tyre për të pushtuar lokacione kyçe si Ura e Bosforit në Stamboll, ndërkaq avionët luftarakë dhe helikopterët sulmues bombarduan objektiva strategjikë, përfshirë parlamentin, kompleksin presidencial, selinë e ushtrisë dhe policisë", tha ai, duke theksuar se gjashtë vite më parë nga kjo natë, mijëra turq dolën në rrugë "për të ndalur këtë përpjekje të paprecedentë, të urryer të grusht shtetit".
FETO orkestroi grushtin e shtetit të dështuar të 15 korrikut 2016 në Türkiye ku u vranë 251 persona dhe u plagosën 2.734 të tjerë.
Ankaraja gjithashtu akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.
Asnjë grup terrorist nuk mund të klasifikohet si "e dobishme"
Duke i kërkuar komunitetit ndërkombëtar të qëndrojë në solidaritet me Türkiye-n në luftën kundër terrorizmit, Çavuşoğlu theksoi se terrorizmi nuk ka kombësi, etni apo fe.
"Ky rrezik kërcënon njerëzimin në tërësi. Prandaj, përgjigjja ndaj këtij kërcënimi duhet të jetë e bashkuar dhe e vendosur", tha ai.
Terroristët e FETO-s, të cilët janë përgjegjës për humbjen e qindra jetëve si dhe krime të tjera të rënda kundër popullit turk, sipas kryediplomatit turk asnjë shtet nuk ka luksin të bëjë dallimin midis terroristëve, dhe asnjë grup terrorist nuk mund të klasifikohet si "dobishëm".
Fytyra e vërtetë e organizatës terroriste FETO
Në shkrimin e tij, Çavuşoğlu shpjegoi fytyrën e vërtetë të organizatës terroriste FETO, duke treguar se si u themelua në fund të viteve 1960 nën maskën e të ashtuquajturës "lëvizje fetare" dhe "arriti të maskonte qëllimet e tij keqdashëse" nën petkun e "promovimit të arsimit dhe dialogut ndërfetar".
Për më tepër, për vite me radhë, organizata terroriste "kontrollonte një pjesë të konsiderueshme të institucioneve arsimore" në Türkiye dhe "zotëronte institucione të shumta financiare", tha ai, duke shtuar se "llogaritë e tyre bankare ushqeheshin nga anëtarë të shquar të FETO-s në industri dhe tregti si dhe nga zyrtarë dhe anëtarë të publikut”.
Duke u potencuar se sa shumë ranë në grackën e FETO-s, Çavuşoğlu tha se "shumë civilë të pafajshëm u joshën duke kontribuar në financat e FETO-s pasi devotshmëria e tyre u manipulua".
Fitimet e majme që organizata terroriste korri nëpërmjet institucioneve të saj arsimore si në Türkiye ashtu edhe në mbarë botën "u kanalizua në llogaritë e tyre në mënyrë klandestine, duke pritur për aktin e tyre përfundimtar", pra tentativën e puçit, tha ai.
Çavuşoğlu shtoi se përpjekja e grusht shtetit ishte faza përfundimtare e një "plani gjithëpërfshirës" të grupit terrorist FETO, e cila për dekada të tëra infiltroi ithtarët e saj në mënyrë klandestine brenda ushtrisë turke, në institucionet e zbatimit të ligjit, gjyqësorë dhe institucione të shumta qeveritare, përfshirë Ministrinë e Jashtme.
Demokracia nuk do të kishte ekzistuar në Türkiye
Çavuşoğlu tha se nëse organizata terroriste FETO do të kishte arritur në përpjekjen e saj për të rrëzuar qeverinë legjitime të Türkiye-s, "demokracia nuk do të kishte ekzistuar ndërsa të drejtat dhe liritë themelore do të ishin hequr për një kohë të pacaktuar".
"Kombi do të kishte rënë në duart e një qeverie ekstremiste", paralajmëroi ai.
Falë qindra njerëzve që mbrojtën demokracinë turke me çmimin e jetës së tyre, pas përpjekjes për grusht shteti, shteti turk spastroi institucionet qeveritare dhe ushtrinë si dhe sektorin privat nga individë dhe kompani të lidhura me FETO-n.
Ndërsa shumë puçistë të lartë të grushtit të shtetit u kapën, disa të tjerë "i shpëtuan drejtësisë dhe gjetën strehim në vendet e huaja", tha Çavuşoğlu.
Megjithatë, ai theksoi se "një numër në rritje i qeverive e kuptojnë rrezikun që kjo organizatë terroriste paraqet për ta dhe po ndërmarrin hapat e nevojshëm".
Jo vetëm në Türkiye, por edhe në shumë vende të tjera, anëtarët e FETO-s po pastrohen nga sektori publik dhe privat ndërsa shumë shkolla jashtë vendit të lidhura me organizatën terroriste kanë kaluar tek Fondacioni Maarif i Türkiye-s, shtoi ai.
"Natyra dhe shkalla e luftës së Türkiye-s kundër FETO-s nuk është i ndryshëm nga ai i ushtruar nga vendet e tjera kundër organizatave që terrorizuan zyrtarët dhe civilët e tyre njëlloj dhe rrezikuan vlerat demokratike dhe të drejtat dhe liritë themelore", tha Çavuşoğlu.
Duke vënë në dukje se të gjitha procedurat e përdorura në luftën kundër grupit terrorist FETO janë "në përputhje me ligjin", ai theksoi vendosmërinë e Türkiye-s në luftën kundër FETO-s.
15 Kor 2022
Çavuşoğlu: Organizata terroriste FETO paraqet kërcënim për tërë njerëzimin
Asnjë shtet nuk ka luksin të bëjë dallimin midis terroristëve, dhe asnjë grup terrorist nuk mund të klasifikohet si "dobishëm", vlerëson kryediplomati i turk Mevlüt Çavuşoğlu
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Türkiye dhe Hungaria do ta rinovojnë marrëveshjen e gazit për 2025-2026
“Bashkëpunimi i mëtejshëm me (kompaninë turke të energjisë) BOTAS është shumë i rëndësishëm.Ne po punojmë aktualisht për të rinovuar marrëveshjen e vitit të kaluar", tha Fritsch, kryeshefi i kompanisë shtetërore energjetike të Hungarisë MVM CEEnergy.
Erdoğan: Energjia, transporti dhe komunikimi, lokomotiva të zhvillimit
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë Forumit Energjetik në Istanbul theksoi se sigurimi i energjisë së mjaftueshme, cilësore dhe të pastër me çmime të përballueshme dhe pa ndërprerje, është me rëndësi kritike për të gjitha vendet.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore