Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Mevlüt Çavuşoğlu, duke i bërë thirrje Greqisë që të respektojë ligjin ndërkombëtar, porositi Athinën se “fshehja pas Bashkimit Evropian (BE) nuk do të jetë e dobishme”.
Mes veprimeve dhe retorikës së përsëritur provokuese nga Greqia gjatë muajve të fundit në rajon, në fillim të këtij muaji Ankaraja u dërgoi një letër shefave të Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe NATO-s, si dhe shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE) dhe 25 kryeqyteteve të BE-së, duke adresuar zgjidhjet e mundshme për mosmarrëveshjet në Detin Egje.
Duke folur në një konferencë për media në provincën jugperëndimore Muğla, Çavuşoğlu tha se përgjigja e Greqisë ndaj letrës ishte “e dobët” dhe i mungonte “argumenti ligjor”.
Türkiye, një anëtare e NATO-s për më shumë se 70 vite, është ankuar për veprimet dhe retorikën e përsëritur provokuese të Greqisë gjatë muajve të fundit në rajon, përfshirë për armatimin e ishujve pranë brigjeve turke që janë çmilitarizuar sipas traktatit, duke theksuar se lëvizja të tilla pengojnë besimin e saj të mirë dhe përpjekjet për paqen.
Çavuşoğlu gjithashtu tha se masa e fundit e SHBA-së për të hequr embargon e armëve ndaj administratës së Qipros Greke ishte një “shpërblim për largimin nga Rusia”. Ai theksoi se masa ka prishur politikën e ekuilibruar në ishull dhe e ka bërë SHBA-në tërësisht pro-Qipros Greke.
Në 16 shtator, Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi heqjen e embargos së armëve ndaj administratës së Qipros Greke.
Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes dënoi masën, duke theksuar se ajo është në “kundërshtim me parimin e barazisë së të dy palëve në ishull dhe do të forcojë më tej mos pajtueshmërinë e palës së Qipros Greke, do të ndikojë negativisht në përpjekjet për të rivendosur çështjen e Qipros, si dhe do të çojë në një garë armësh në ishull duke dëmtuar paqen dhe stabilitetin në Mesdheun Lindor.
“Për t’i mbrojtur turqit e Qipros, atje do të dërgojmë më shumë forca dhe do t’ju sigurojmë çfarëdo lloj armatimi që u nevojitet”, tha Çavuşoğlu.
Qiproja është zhytur në një mosmarrëveshje prej dekadash midis Qipros Greke dhe Qipros Turke, pavarësisht nga një sërë përpjekjesh diplomatike nga OKB-ja për të arritur një zgjidhje gjithëpërfshirëse.
Sulmet etnike që filluan në fillim të viteve 1960 e detyruan popullin e Qipros Turke të tërhiqet në enklava për sigurinë e tyre.
Në vitin 1974, një grusht shtet i grekëve qipriotë që synonte aneksimin e ishullit nga Greqia, çoi në ndërhyrjen ushtarake të Türkiyes si një fuqi garantuese për të mbrojtur turqit qipriotë nga persekutimi dhe dhuna. Si rezultat në vitin 1983 u themelua Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC).
Kjo çështje ka kaluar nëpër një proces paqësor vitet e fundit, duke përfshirë iniciativën e dështuar të vitit 2017 në Zvicër nën kujdesin e vendeve garantuese, Türkiyes, Greqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Administrata e Qipros Greke hyri në BE në vitin 2004, në të njëjtin vit kur grekët qipriotë penguan një plan të OKB-së për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes së gjatë.
30 Sht 2022
Çavuşoğlu: Për t’i mbrojtur turqit e Qipros, do të dërgojmë më shumë forca
Duke folur në një konferencë për media në provincën jugperëndimore Muğla, Çavuşoğlu tha se përgjigja e Greqisë ndaj letrës ishte “e dobët” dhe i mungonte “argumenti ligjor”.
AA
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.