ShBA-ja nuk është më e paanshme në çështjen e ishullit qipriot, tha sot Ministri i Jashtëm i Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu. Ai vlerëson se ShBA-ja ka humbur balancin në këtë çështje.
Gjatë fjalës së tij në “Takimet e qytetit të AK Partisë drejt 2023", Ministri turk Çavuşoğlu theksoi se Ankaraja vazhdon përpjekjet për të siguruar njohje ndërkombëtare për Republikën Turke të Qipros Veriore.
Ai kritikoi administratën greke të Qipros sepse “nuk ndan asgjë me qipriotët turq, as ujin dhe as energjinë elektrike”.
Çavuşoğlu gjithashtu kritikoi ShBA-në “për ‘bullizimin’ e Arabisë Saudite lidhur me shkurtimin e prodhimeve të naftës”.
Kryediplomati turk foli edhe për kontestin Azerbejxhan – Armeni. Sipas tij, OSBE-ja nuk mund ta zgjidhë këtë kontest sepse “është bërë palë me okupatorin në 30 vitet e fundit”.
21 Tet 2022
Çavuşoğlu: ShBA-ja ka humbur balancin për çështjen e Qipros
Ministri turk Çavuşoğlu theksoi se Ankaraja vazhdon përpjekjet për të siguruar njohje ndërkombëtare për Republikën Turke të Qipros Veriore.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.