Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Mevlüt Çavuşoğlu theksoi përgjegjësitë që Suedia ka në marrëveshjen trepalëshe për anëtarësim në NATO.
Çavuşoğlu foli në konferencën e përbashkët për media që u mbajt pas takimit në Ankara me ministrin e Jashtëm të Suedisë, Tobias Billström.
Duke vënë në dukje se kanë shënuar mesazhet dhe hapat që Suedia ka ndërmarrë në kuadër të marrëveshjes trepalëshe të arritur mes Türkiye-s, Suedisë dhe Finlandës, Çavuşoğlu tha se ndryshimet e bëra në kushtetutë dhe ligje do të hyjnë në fuqi në vitin e ri.
Çavuşoğlu tha se janë pozitive deklaratat që Suedia ka bërë se ka hequr kufizimet e vendosura për produktet e industrisë së mbrojtjes.
"Kompanitë tona të industrisë së mbrojtjes nuk kanë mundur të marrin ende përgjigjen e nevojshme pozitive për importimin e disa produkteve. Pra, edhe kompetentët e atyre kompanive na kanë thënë se duhet të marrin licencë nga autoritetet tuaja", tha ai.
Për ekstradimin e personave të lidhur me terrorizmin, Çavuşoğlu tha: "Kanë qenë të rëndësishme deklaratat e homologut tim kryesisht për vendosjen e distancës me organizatën terroriste PYD/YPG. Këto janë hapa të hedhur në drejtimin e duhur. Por, nuk ka një zhvillim konkret lidhur me disa çështje si ekstradimi i kriminelëve të lidhur me terrorizmin dhe ngrirjen e aseteve të terroristëve. Kemi mirëpritur ekstradimin e një personi i cili nuk ndodhej në listën tonë".
Ministri Çavuşoğlu rikujtoi se Gjykata e Lartë e Apelit në Suedi refuzoi ekstradimin e anëtarit të FETO-s (Bülent Keneş) në Türkiye.
"Ky është një zhvillim shumë negativ. Hedhja e hapave shtesë në përputhje me marrëveshjen trepalëshe në lidhje me ekstradimin e personave me lidhje terroriste, janë pritshmëria jonë më e natyrshme dhe detyrime të Suedisë dhe Finlandës që rrjedhin nga marrëveshja", tha Çavuşoğlu duke shtuar:
"Përkundër dispozitave të marrëveshjes trepalëshe, Suedia vazhdon të jetë qendër tërheqëse për anëtarët e FETO-s dhe vend ku ata vazhdojnë aktivitetet e tyre. Madje, vazhdojnë ta shohin Suedinë si një vend të përshtatshëm me qasjen se 'Po të shkojmë atje nuk ekstradohemi dhe për këtë arsye jetojmë të qetë dhe nuk japim llogari për krimet që kemi kryer'".
22 Dhj 2022
Çavuşoğlu: Suedia vazhdon të jetë qendër tërheqëse për anëtarët e FETO-s
Përkundër dispozitave të marrëveshjes trepalëshe, Suedia vazhdon të jetë qendër tërheqëse për anëtarët e FETO-s dhe vend ku ata vazhdojnë aktivitetet e tyre", tha ministri Çavuşoğlu
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Erdoğan: Energjia, transporti dhe komunikimi, lokomotiva të zhvillimit
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë Forumit Energjetik në Istanbul theksoi se sigurimi i energjisë së mjaftueshme, cilësore dhe të pastër me çmime të përballueshme dhe pa ndërprerje, është me rëndësi kritike për të gjitha vendet.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore