Dobësimi i Evropës nuk është në favorin e Türkiye-s, tha sot Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu. Ai theksoi se sistemi ndërkombëtar aktualisht po përballet me sfida të paprecedentë.
“Dobësimi i Evropës si kontinent nuk është në favorin tonë, është edhe kundër interesave tona ekonomike. Është e rëndësishme për të gjithë ne në aspektin e stabilitetit të Evropës”, tha kryediplomati turk.
Duke folur në një ngjarje në Universitetin Akdeniz në qytetin turistik turk Antalya, Çavuşoğlu theksoi se sistemi ndërkombëtar po kalon nëpër ndryshime rrënjësore, duke shtuar se Türkiye ka kaluar nga një aktor rajonal në një fuqi globale me politikën e saj të jashtme të balancuar, aktive dhe të ndërgjegjshme.
Duke vënë në dukje “pozitën udhëheqëse” të Türkiye-s në botë me rolin e saj aktiv ndërmjetësues, kryediplomati turk përmendi punën produktive në luftën Rusi-Ukrainë dhe mosmarrëveshjen Kosovë-Serbi, si dhe në vendet në mbarë botën, duke përfshirë Somalinë, Filipinet, Palestinën dhe Venezuelën.
Türkiye është një vend evropian dhe aziatik, theksoi ministri i Jashtëm, duke shtuar se Ankaraja e ka zhvendosur vëmendjen e saj në Evropë si një kontinent që po kalon një periudhë të vështirë.
“Prandaj, është e pashmangshme që ne t’i kushtojmë rëndësi Evropës, pjesë e së cilës jemi edhe ne, kur ajo ka nevojë për ne. Kjo nuk duhet të perceptohet vetëm në aspektin e anëtarësimit të Türkiye-s në BE. Evropa nuk është vetëm BE, ne po flasim për një Evropë më të madhe”, tha ai.
31 Tet 2022
Çavuşoğlu: Türkiye nuk e dëshiron dobësimin e Evropës si kontinent
Duke vënë në dukje “pozitën udhëheqëse” të Türkiyes në botë me rolin e saj aktiv ndërmjetësues, kryediplomati turk përmendi punën produktive në luftën Rusi-Ukrainë dhe mosmarrëveshjen Kosovë-Serbi, si dhe në vendet në mbarë botën.
AA
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.