Ministri turk i Punëve të Jashteme, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se Türkiye nuk ka kryer asnjë sulm ndaj civilëve në provincën Duhok të Irakut verior.
“Sipas informacioneve që kemi marr nga Forcat e Armatosura Turke, ne nuk kemi kryer asnjë sulm ndaj civilëve”, tha Çavuşoğlu në një intervistë të drejtpërdrejtë për transmetuesin turk TRT Haber.
Deklaratat e ministrit Çavuşoğlu erdhën një ditë pas një sulmi në qarkun Zakho të Duhokit, ku u vranë tetë persona.
Në një deklaratë të publikuar pas sulmit të së mërkurës, ministria e Punëve të Jashtme e Türkiye-s u kërkoi zyrtarëve të qeverisë irakiane që të mos bëjnë deklarata për sulmin në Duhok "nën ndikimin e retorikës dhe propagandës" të organizatës terroriste PKK.
Ndërkohë, burimet turke të sigurisë hodhën poshtë raportet “që mbështesin organizatën terroriste PKK/KCK”, të cilat pretendonin se civilët humbën jetën për shkak të “granatimeve” nga forcat turke.
"Ne kemi njoftuar se jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me autoritetet irakiane pas sulmit të pabesë për të cilin ne mendojmë se është kryer nga organizatat terroriste. Ne hedhim poshtë deklaratat e autorizuara dhe të paautorizuara në lidhje me Türkiye-n", tha Çavuşoğlu.
Ai theksoi se propaganda e PKK-së në Irak vjen në një kohë kur Türkiye është gati të nisë një operacion të ri në Sirinë veriore, duke shtuar se autoritetet irakiane nuk duhet të bien në grackën e grupeve terroriste.
Türkiye, tha ai, do të vazhdojë luftën e saj kundër terrorizmit në përputhje me ligjin ndërkombëtar, duke shënjestruar vetëm organizatat terroriste.
21 Kor 2022
Çavuşoğlu: Türkiye nuk ka kryer asnjë sulm ndaj civilëve në Irak
Në një deklaratë të publikuar pas sulmit të së mërkurës, MPJ e Türkiye-s u kërkoi zyrtarëve të qeverisë irakiane që të mos bëjnë deklarata për sulmin në Duhok "nën ndikimin e retorikës dhe propagandës" të organizatës terroriste PKK
AA
Lajme të ngjashme
MIT neutralizon terroristen e rangut të lartë të PKK-së në veri të Irakut
Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke e ka neutralizuar me sukses terroristen Sebahat Ormanli, e njohur me emrin e koduar Mizgin Guyi, që organizoi aktivitete terroriste që përfshinin zjarrvënie në zonat urbane dhe nëpër pyjet e Türkiyes.
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.