Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Mevlüt Çavuşoğlu, u takua në Ankara me Drejtoreshën Ekzekutive të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), Catherine Russell.
"Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it ishte në Ankara për një vizitë solidariteti. Falënderojmë komunitetin ndërkombëtar për mbështetjen e dhënë në këtë kohë të vështirë", shkroi Çavuşoğlu në Twitter.
Tërmetet e 6 shkurtit dhe pasgoditjet në Türkiyen jugore lane pas vete mbi 44 mijë viktima dhe mijëra të lënduar.
Përveç mbështetjet e brendshme, me të prekurit e tërmetit është solidarizuar pothuajse e gjithë bota.
TRT Balkan / agjencitë