Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Mevlüt Çavuşoğlu, u takua me udhëheqësin e turqve tatarë të Krimesë, Mustafa Kırımoğlu, i cili vizitoi Ankaranë pas tërmeteve që goditën pjesën jugore të vendit dy javë më parë,
Në postimin e tij në llogarinë e tij në Twitter, kryediplomati turk Çavuşoğlu njoftoi se janë takuar me udhëheqësin e turqve tatarë të Krimesë, njëherësh deputet i Ukrainës.
“Falënderuam udhëheqësin e turqve tatarë të Krimesë dhe deputetin e Ukrainës Mustafa Kırımoğlu, i cili vizitoi Ankaranë pas tërmetit, dhe të gjithë turqit tatarë të Krimesë që ishin me ne në kohë të vështira”, tha kryediplomati turk.
TRT Balkan / agjencitë