Çavuşoğlu vizitoi zonën e Adiyamanit, të prekura nga tërmeti i 6 shkurtit / Photo: AA

Kryediplomati i Türkiyes, Mevlüt Çavuşoğlu, gjatë ditës së sotme e ka vizituar Adiyamanin, i cili u godit nga tërmeti i 6 shkurtit. Çavuşoğlu u takua me qytetarët e prekur nga tërmetet shkatërruese që goditën Türkiyen jugore. Ai u takua edhe me ministrin e Transportit dhe të Infrastrukturës të Türkiyes Adil Karaismailoğlu, ministrin e Bujqësisë dhe të Pylltarisë Vahit Kirişci dhe ministrin e Tregtisë Mehmet Musa. Më pas, ministri i Jashtëm Çavuşoğlu ka biseduar me familjet e të prekurve nga tërmeti dhe falënderoi ekipet që u ndihmuan qytetarëve. Ai gjithashtu bisedoi edhe me punonjësit e shëndetësisë në spitalin e lëvizshëm.

TRT Balkan / agjencitë