“Raporti i Komisionit Evropian për Türkiyen për vitin 2023, ashtu si raportet e mëparshme, vazhdon të pasqyrojë një qasje të njëanshme ndaj Türkiyes, duke mbajtur të njëjtat vlerësime fanatike”, tha të enjten zëdhënësi i AK Partisë në Türkiye, Omer Çelik.
Komisioni i BE-së publikoi të mërkurën raportin e tij vjetor për vendin kandidat për në BE, Türkiye, si pjesë e Paketës së tij të Zgjerimit 2023.
Ankaraja me deklaratën e saj dënoi pengimin e mekanizmave ekzistues të dialogut dhe bashkëpunimit të nivelit të lartë me Türkiyen për çështje të tilla si politika e jashtme, zhvillimet rajonale, siguria, mbrojtja dhe çështjet sektoriale.
“Është e turpshme që ky raport nxjerr në pah qëndrimin e Türkiyes kundër masakrës izraelite në Palestinë si të papajtueshme me BE-në”, tha zëdhënësi i AK Partisë Omer Çelik.
Sipas tij, pozicioni i Türkiyes do të vlerësohet nga njerëzit e zakonshëm të Evropës dhe të gjithë botës.
Çelik vuri në dukje se Komisioni i BE-së, si dhe shtetet kryesore të BE-së “kanë humbur plotësisht autoritetin e tyre për të folur në emër të vlerave humanitare dhe universale me qëndrimin e tyre përballë katastrofës në Gaza”.
“Ne jemi dëshmitarë të një divergjence të fortë midis rrugëve evropiane dhe shteteve evropiane,” tha Omer Çelik.
“Pavarësisht pengesave të ndryshme, rrugët evropiane kanë shfaqur një qëndrim në përputhje me vlerat universale dhe ligjin ndërkombëtar në lidhje me fatkeqësinë humanitare në Palestinë”, tha ai.
“Edhe një herë, ne përshëndesim popujt evropianë, ndërsa paralajmërojmë institucionet e BE-së për veprimet e tyre, të cilat do të hyjnë në histori si një njollë e errët”.
Türkiye ka qenë një aktor kryesor në përpjekjet për ndihma, duke dërguar tashmë 10 avionë që transportonin mbi 230 tonë ndihma humanitare për në Gaza në aeroportin El Arish, me ndihmën e Egjiptit.