Dhjetëra të bllokuar nën tokë pas shpërthimit të minierës në Türkiye     Foto: AA

Dhjetëra minatorë janë bllokuar nën tokë pas një shpërthimi në një minierë qymyri në provincën veriore Bartın të Türkiye-s. Shpërthimi ndodhi pasditen e sotme në një thellësi prej 300 metrash brenda një miniere qymyri në rrethin Amasra të provincës Bartın. Guvernatori i provincës Bartın, Nurtaç Arslan, njoftoi se ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin 14 minatorë, ndërsa të paktën 49 të tjerë akoma mbeten të bllokuar. Deri më tani nuk është raportuar për viktima.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se shpërthimi është shkaktuar nga një transformator. Me udhëzimet e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, ministri i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu dhe ministri i Energjisë, Fatih Dönmez, po udhëtojnë në vendin e ngjarjes për të monitoruar operacionet e shpëtimit.

AA