Dhomat e spitalit në Türkiye kthehen në shtëpi për fëmijët e tërmetit.     /Foto: AA

Dhomat e spitalit në Türkiyen jugore janë të mbushura me lodra për fëmijët që u mbijetuan tërmeteve të dyfishta javën e kaluar.

Mjekët vullnetarë në provincën e Adanas po përpiqen të shërojnë fëmijët jo vetëm me ndërhyrje mjekësore, por edhe me mbështetje psikologjike.

Serafettin Demir, një mjek në Spitalin e Qytetit Adana, inicioi një fushatë lodrash në rrjetet sociale e cila tërhoqi vëmendje të madhe.

“Duam t’i distanconim sadopak fëmijët tanë nga ambienti spitalor. Ndoshta nuk ua pakësojmë dot dhimbjen, por do të jemi shumë të lumtur nëse mund ta harrojnë pak”, tha Demir.

“Ata dërguan tullumbace, kukulla, lodra çfarëdo që të gjenin... Ne i shpërndamë ato në një mënyrë që fëmijët të mos shqetësohen. Ne synojmë ta kthejmë dhomën e tyre në një mjedis çerdhe”, shtoi ai.

Mbi 36.000 njerëz kanë humbur jetën

Lumturia e fëmijëve rriti edhe moralin e mjekëve që punonin me frymën e mobilizimit.

Sipas shifrave të fundit, mbi 36.100 njerëz kanë humbur jetën dhe mbi 108.000 të tjerë janë lënduar, pas dy tërmeteve masive që goditën Türkiyen jugore brenda 10 orëve më 6 shkurt.

Në total, tërmeti preku 13 milionë njerëz në rajonin jugor.

Tërmetet ishin me qendër në provincën Kahramanmaraş dhe tronditën 10 provinca të tjera, përkatësisht Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Elazig, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa.

Lëkundjet u ndien edhe në disa vende të rajonit, përfshirë Sirinë, ku numri i të vdekurve ka shkuar në 5.800.

AA