Me rastin e 101-vjetorit të shpalljes së Republikës së Türkiyes, nga 28 deri më 31 tetor, në kinematë Kinoverzum (Kisella Voda) në Shkup dhe Shtip, po mbahen "Ditët e Filmit Turk", ndërsa hyrja është falas.
“Ditët e filmit turk” do të mbahen nën kujdesin e Ambasadës së Türkiyes në Shkup, në organizim të Këshillit për Kulturë dhe Promovim, dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe të Turizmit të Türkiyes.
Festa kombëtare Dita e Republikës në Türkiye festohet më 29 tetor për ta përkujtuar shpalljen e Republikës së Türkiyes në vitin 1923.
Republika u shpall nga udhëheqësi ushtarak Mustafa Kemal Atatürk, i cili më pas u zgjodh nga Asambleja e Madhe Kombëtare e vendit si presidenti i parë i Republikës së Türkiyes.
Që atëherë, Türkiye feston Ditën e Republikës çdo vit më 29 tetor.