Ankaraja zyrtare ka reaguar ashpër pasi Suedia lejoi protestat e sotme para ambasadës turke, ku është paralajmëruar edhe djegia e Librit të Shenjtë islam, Kuranit.
"Türkiye anulon vizitën e Ministrit të Mbrojtjes të Suedisë, Pal Jonson, të planifikuar për më 27 janar, si përgjigje ndaj lejimit të djegies së Kuranit para ambasadës turke në Stokholm nga Suedia", njoftoi Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar.
Ai tha se vizita e ministrit suedez të mbrojtjes në Türkiye është bërë e pakuptimtë pas lejimit nga Suedia të djegies së Kuranit në Stokholm.
Kundër lejimit të protestave ka reaguar edhe kryediplomati turk, Mevlüt Çavuşoğlu. Sipas tij, këto protesta janë racizëm dhe krime nga urrejtja.
"Krimi nga urrejtja nuk është liri e shprehjes, dhe shpresojmë që autoritetet suedeze do të veprojnë për të ndaluar protestat që djegin Librin e Shenjtë mysliman, Kuranin", tha Ministri i Jashtëm Çavuşoğlu.
Edhe zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin publikoi në Twitter se ky akt është krim nga urrejtja dhe krim kundër njerëzimit.
Sipas tij, lejimi i këtij akti e inkurajon islamofobinë, ndërsa sulmi mbi vlerat e shenjta është barbarizëm modern.
21 Jan 2023
Djegia e Kuranit në Stokholm, Türkiye anulon vizitën e ministrit suedez
Përkundër paralajmërimeve nga Türkiye, Suedia ka lejuar protestat e sotme ku janë paralajmëruar akte islamofobe. Türkiye ka dënuar ashpër këto veprime, të cilat i vlerëson si krime nga urrejtja, islamofobi dhe barbarizëm.
TRT World
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.