Drejtëpërdrejt: Shpresat nuk shuhen, vazhdojnë kërkimet në Türkiye e Siri.     /Foto: AA

15:20 Shpëtohet një 35-vjeçare 205 orë pas tërmetit

Një grua 35-vjeçare u shpëtua nga rrënojat e një ndërtese në Kahramanmaraş të Türkiyes 205 orë pas tërmetit.

13:50 Vazhdojnë të shpëtohen të mbijetuar edhe 204 orë pas tërmetit

204 orë pas tërmetit, një grua quajtur Muna Dabul, shtetase e huaj, u shpëtua e gjallë nga rrënojat në Antakya të Hatayit

13:27 Gjendet e gjallë 26-vjeçarja pas më shumë se 200 orëve nga tërmeti Një grua 26-vjeçare, e cila kishte mbetur nën rrënojat e ndërtesës së shkatërruar në Hatay, është shpëtuar pas 201 orësh nga tërmeti. Minatorët dhe ekipet e tjera të kërkim-shpëtimit të lidhur me Institucionin Turk të Qymyrit (TTK) Kozlu, të cilët shkuan në rajon nga qyteti Zonguldak, duke punuar në rrënojat e ndërtesës së apartamenteve në zonë arritën ta shpëtojnë 26-vjeçaren Emine Akgül.

Gjendet e gjallë 26-vjeçarja pas më shumë se 200 orëve nga tërmeti. AA

12:43 Grup tjetër i foshnjave nga rajonet e tërmetit transportohen në Ankara Në Ankara janë transportuar 15 foshnja të tjera nën moshën 1-vjeçare me avion presidencial nga rajonet e prekura nga tërmeti në jug të Türkiyes.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë së Türkiyes, secilës prej foshnjave iu caktua një dado, ndërsa grupi i transportit shoqërohet nga disa mjekë.

Transporti i fëmijëve të prekur nga tërmeti si dhe i të lënduarve të tjerë vijon të kryhet me të gjithë avionët në dispozicion, ndërsa avioni i Presidencës "DAP" është caktuar për transportin e foshnjave.

Grupi i fundit i foshnjave u vendos në spitalin e qytetit Etlik, në kryeqytetin turk, Ankara.

Dy tërmete shkatërruese me intensitet 7,7 dhe 7,6 ballë sipas shkallës së Rihterit goditën pjesët jugore të Türkiyes, epiqendra e të cilave ishte në provincën Kahramanmaraş më 6 shkurt, ndërsa ekipe të shumta shpëtimi po punojnë me përkushtim për të kërkuar dhe shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënojat e ndërtesave.

Grup tjetër i foshnjave nga rajonet e tërmetit transportohen në Ankara. AA

11:55 Të paktën 31,974 të vdekur nga tërmetet në Türkiye

Numri i të vdekurve nga tërmetet e fuqishme të javës së kaluar në Türkiyen jugore u rrit në 31,974, thotë agjencia e fatkeqësive.

09:35 Kapiteni i THF-së Kütahya dhe djali tij humbën jetën në tërmet Kapiteni i kombëtares turke të hendbollit, Cemal, dhe djali i tij Cinar Kutahya humbën jetën në tërmetin katastrofik që goditi rajonin jugor të Türkiyes javën e kaluar. "Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e të dashurit tonë Cemal Kütahya, kapitenin e kombëtares sonë të hendbollit për meshkuj dhe djalit të tij Cinar, të cilët u mbuluan nga rrënojat e shtëpisë së tyre ku jetonin në Antakya", thuhet në deklaratën e Federatës së Hendbollit të Türkiyes (THF).

Duke i shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, THF premtoi se do të bëjnë çmos që emri dhe kontributi i tij që ka dhënë për sportin të mos harrohen kurrë. "Të falënderojmë për gjithçka që i dhe vendit tonë, Cemal. Jemi të kënaqur me ty, nuk do të të harrojmë", thuhet në deklaratë. Kryetari i THF-së, Uğur Kilic, shkroi në llogarinë e tij në Twitter se Cemal Kutahya ishte njeri dhe sportist me zemër të madhe dhe kapiten në kuptimin e plotë të fjalës. "Përqafove djalin, shkove në parajsë. Shprehim keqardhje të thellë. Ende nuk e kemi gjetur gruan dhe vjehrrën e Cemalit. Po punojmë në këtë drejtim", shkroi ndër të tjerash Kilic.

8:20 Vazhdon shpëtimi i të mbijetuarve edhe në ditën e 9-të 18-vjeçari Muhamed Cetin u shpëtua sot i gjallë dhe u nxor nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Adiyaman, 198 orë pas tërmetit në Türkiyen jugore. Përpjekjet e ekipeve të kërkim-shpëtimit vazhdojnë edhe në ditën e 9-të pas tërmetit.

Dy vëllezër u nxorën nga rrënojat në rajonin Dulkadiroğlu në qytetin Kahramanmaraş, 177 orë pas tërmeteve në Türkiye. Punimet e kërkim-shpëtimit pas tërmeteve me qendër në qytetin Kahramanmaraş vazhdojnë në ditën e 9-të të shkatërrimit. Shumë ekipe të kërkim-shpëtimit kryejnë punime në rrënojat në pallatin e shembur Pınar në bulevardin "Salman Zülkadiroğlu" në lagjen Sütçü İmam në rajonin qendror Dulkadiroğlu në Kahramanmaraş. Ekipet arritën të shpëtojnë 198 orë pas tërmetit dy vëllezër, prej të cilëve Muhamed Enes Yeninar, 17-vjeç, dhe vëllai i tij i madh Baki Yeninar, 21-vjeç. Vëllezërit të cilët u nxorën të lënduar u dërguan me ambulancë në spital.

TRT Balkan / agjencitë