Erdoğan zotohet të qëndrojë pranë viktimave të tërmetit të 6 shkurtit / Foto: AA

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan premtoi se do të shërojë plagët e viktimave të tërmetit të 6 shkurtit 2023 që goditi pjesën jugore të vendit.

"Dhimbja e jetëve që humbëm në tërmetet me qendër Kahramanmaras që përjetuam një vit më parë vazhdon të na djegë zemrat e freskëta si ditën e parë”, shkruan Erdoğan në platformën sociale X për të shënuar përvjetorin e parë të tërmeteve të fuqishmeq, ku humbënnjetën 53.537 persona dhe plagosën më shumë se 107.000 të tjerë.

“Fatkeqësia e Shekullit”

Shkatërrimi i përjetuar në 11 provinca, të cilat janë ndër vendbanimet më të lashta në historinë njerëzore, ishte "vërtet i madh", tha Presidenti turk.

Tërmete me magnitudë 7,7 dhe 7,6 goditën 11 provinca turke – Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Elazig, Hatay, Gaziantep, Kahramanmaras, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa.

Më shumë se 13,5 milionë njerëz në Türkiye janë prekur nga tërmetet, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriore.

“Katastrofa të tilla të mëdha dhe vuajtje të mëdha janë gjithashtu pika kthese ku vihet në provë forca e unitetit, solidaritetit dhe vëllazërisë së kombeve”, tha Erdoğan, duke shtuar se kombi “e ka kaluar me sukses këtë provë të dhimbshme dhe historike”.

Përderisa shteti mori masa të menjëhershme me të gjitha mjetet e tij, Erdoğam tha se Türkiye u bashkua kundër "katastrofës së shekullit".

Duke theksuar se qeveria po punon fort për të mbajtur premtimet ndaj kombit, presidenti shtoi: "Ne do të vazhdojmë këto përpjekje derisa të ndërtojmë dhe rigjallërojme qytetet tona".

AA