Drejtëpërdrejt: Të mbijetuarit po shpëtohen madje 7 ditë pas tërmeteve   / Photo: AA

12 Shkurt

17:30 Maqedonia e Veriut, ditë zie për viktimat e tërmetit

Në shenjë solidariteti me dhimbjen e madhe të popullit turk dhe sirian pas tërmetit katastrofal të 6 shkurtit 2023, në seancën e sotme të Qeverisë, Maqedonia e Veriut miratoi vendimin që dita e hënë, 13 shkurt, të jetë ditë zie në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.

15:00 Numri i viktimave rritet mbi 29 mijë në Türkiye Autoriteti për Menaxhimin e Emergjencave dhe Fatkeqësive në Türkiye, AFAD, raportoi se 29.605 njerëz humbën jetën deri tani në tërmetet me qendër Kahramanmaraş dhe se 147.934 të prekur nga fatkeqësia u evakuuan në provinca të tjera.

13:08 Emiri i Katarit mbërrin në Türkiye për të takuar Presidentin Erdoğan

Pas dy tërmeteve të forta që goditën jugore në fillim të kësaj jave, emiri i Katarit të dielën mbërriti në Istanbul për një vizitë pune, njoftuan mediat e Katarit. Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani u largua nga Doha të dielën në mëngjes për t'u takuar me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, sipas Agjencisë së Lajmeve të Katarit. Sipas burimeve presidenciale që ndanë një foto të liderëve në Twitter, Erdoğan mirëpriti Al Thanin në Pallatin Vahdettin të Istanbulit. Emiri i Katarit, i cili është kreu i parë i shtetit që viziton Türkiyen pas tërmeteve vdekjeprurëse, shoqërohet nga një delegacion zyrtar. Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë, me qendër në Kahramanmaras, prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 10 provinca: Hatay, Gaziantep, Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa.


12: 55 Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar: - Forcat detare udhëzuan anijet Bayraktar, Sancaktar, Iskenderun, dy fregata dhe dy helikopterë që të jenë gati në rajon për të shkuar në Iskenderun. - TCG Iskenderun deri më tani ka transportuar 545 persona në Mersin

12:20 Özer: Vazhdon procesi arsimor më 20 shkurt Ministri i Arsimit Kombëtar Özer njoftoi se nga 20 shkurti, arsimi dhe edukimi parashkollor do të fillojë në 71 provinca, dhe nuk do të ketë zgjatje të mëtejshme.

11:45 Ministri i Jashtëm turk dhe homologu i tij nga Greqia shkojnë në Hatay

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias mbërriti të dielën në provincën jugore Adana të Türkiyes, e goditur nga tërmeti, për solidaritet pas lëkundjeve të fuqishme në fillim të kësaj jave, tha Ministria e Jashtme turke. Avioni privat i Dendias u ul në aeroportin Sakirpasa të Adanas dhe ai u prit nga ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu. Dy kryediplomatët zhvilluan diskutime në aeroport me dyer të mbyllura. Dendias dhe Çavuşoğlu më vonë shkuan në Hatay, një nga provincat e goditura nga tërmeti në Türkiyen jugore.


11:24 Arrestohen burrë e grua, kontraktorë të shumë ndërtesave të rrënuara në Türkiye

Policia turke sapo ka arrestuar në Istanbul Yavuz Karakus dhe gruan e tij Sevilay, kontraktorë të shumë ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti në Adiyaman.

Në ekzaminim u konstatua se Yavuz Karakuş dhe gruaja e tij Sevilay Karakuş ishin kontraktorët e shumë ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti në Adiyaman dhe ishin gati të shkonin në Gjeorgji. Dy personat, të cilët u morën në mbajtje dhe ndaj të cilëve u sekuestruan 16 mijë dollarë e 20 mijë lira, u dërguan në Drejtorinë e Degës së Aeroportit për t'u proceduar.

Numri i viktimave nga tërmeti rritet në 24.617 deri tani, njofton zv/Presidenti i Türkiyes, Fuat Oktay.

17:43 Numri i viktimave nga tërmeti në Türkiye kalon mbi 22 mijë Ministri i Shëndetësisë i Türkiyes, Fahrettin Koca, deklaroi se 22.327 persona humbën jetën në tërmetet me qendër Kahramanmaraş dhe 80.278 persona morën lëndime.

17:15 Arrestime në Türkiye lidhur me objektet e shkatërruara nga tërmeti Kryeprokuroria e Adanas ka lëshuar masën e ndalimit për 62 persona në kuadër të hetimeve të kryera në lidhje me objektet e shkatërruara nga tërmeti në këtë qytet. Nga ana tjetër, është arrestuar edhe Mehmet Yaşar Coşkun, kontraktori i Rönesans Residence, e cila u shkatërrua nga tërmeti në Hatay. Zyrtarët e Türkiyes kanë paralajmëruar se do të zhvillohen hetime rrënjësore për të vërtetuar përgjegjësinë e mundshme për shembjen e objekteve të banimit në 10 provincat jugore të cilat u goditën nga tërmeti.

16:00 Policia e shtetit me mobilizim të plotë në ndihmë të qytetarëve Ministri i Brendshëm i Türkiyes, Suleyman Soylu, deklaroi se më shumë se 70 mijë policë, mbi 60 mijë pjesëtarë të xhandarmërisë dhe 1000 efektivë të rojes bregdetare ishin në detyrë në 10 provincat e prekura nga tërmeti.

15:45 Mbi 3.500 viktima në Siri Të paktën 3.553 persona kanë humbur jetën dhe mijëra janë lënduar në Siri nga tërmetet e fuqishme që goditën Türkiyen jugore dhe prekën rajonin më të gjerë më 6 shkurt. Një numër i madh i ndërtesave u shkatërruan ose dëmtuan në rajonet e prekura, ku ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimin për të gjetur të mbijetuar.

15:22 Vogëlushja 4-vjeçare shpëtohet nga rrënojat 132 orë pas tërmetit Një vajzë katërvjeçare u shpëtua gjallë nga rrënojat 132 orë pas tërmeteve të fuqishme që goditën Türkiyen jugore më 6 shkurt. Ekipet e shpëtimit nxorën vogëlushen Şengül Karabacak nga rrënojat e një ndërtese të shembur në rrethin İslahiye të provincës Gaziantep, një nga rajonet e goditura nga dy tërmetet, që janë cilësuar si “fatkeqësia e shekullit”. Vajza e vogël u dërgua me ambulancë në spital. Në rrënojat po vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit.

15:05 Numri i viktimave në Türkiye kalon mbi 21.800 Presidenti Erdogan deklaroi se 21.848 persona humbën jetën në tërmetet me qendër Kahramanmaraş dhe 80.104 persona mbijetuan me lëndime.

14:52 OKB: Tërmetet në Türkiye, ndër më të rëndat në 100 vite Shefi i OKB-së për ndihmë gjatë fatkeqësive, Martin Griffiths, përshkroi tërmetet që goditën Türkiyen dhe Sirinë si “tërmetet më të rënda në rajon në 100 vitet e fundit”.

13:51 Gaziantep, vajza katërvjeçare mbijetoi 132 orë nën rrënojat e tërmetit Një vajzë katërvjeçare u shpëtua gjallë nga rrënojat 132 orë pas tërmeteve të fuqishme që goditën Türkiyen jugore më 6 shkurt.

Ekipet e shpëtimit nxorën vogëlushen Şengül Karabacak nga rrënojat e një ndërtese të shembur në rrethin İslahiye të provincës Gaziantep, një nga rajonet e goditura nga dy tërmetet, që janë cilësuar si “fatkeqësia e shekullit”.

Vajza e vogël u dërgua me ambulancë në spital.

12:55 Mbi 21.000 viktima në Türkiye
Deri më tani në rajonet e Türkiyes kanë humbur jetën 21.043 persona dhe kanë shpëtuar si të lënduar 80.097 persona, tha presidenti Recep Tayyip Erdoğan, gjatë vizitës në Diyarbakır.

12:31 Rreth 21.000 viktima nga tërmeti në Türkiye
Rritet në 20.937 numri i të vdekurve nga tërmetet e fuqishme në Türkiye, njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

12:29 Shpëtohet foshnja 2-muajshe pas 128 orë nën rrënoja

Një foshnjë e mbetur nën rrënoja u shpëtua gjallë 128 orë pas tërmeteve të fuqishme në Türkiyen jugore.

Foshnja, e cila besohet të jetë 2-muajshe, është shpëtuar në rrethin Antakya të provincës Hatay nga ekipet e Bashkisë Metropolitane Kocaeli.

Foshnja është dërguar me ambulancë në spital.

Tërmetet e me magnitudë 7,7 dhe 7,6, epiqendra e të cilave ishte në provincën Kahramanmaraş, u ndien nga 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa.

11:00 Dy gra mbijetuan pesë ditët nën rrënojat e tërmetit në Türkiye

Falë këmbënguljes së ekipeve të kërkim-shpëtimit në rajonin Kahramanmaraş dhe Diyarbakır pas 122 orëve nga gërmadhat e tërmetit janë nxjerrë të gjalla dy gra nga gërmadhat e tërmetit.

Njerëz të tjerë u nxorën nga rrënojat e ndërtesave të shembura nga tërmeti i 6 shkurtit, ndërsa skuadrat e kërkim-shpëtimit nga e gjithë bota po garojnë me kohën për të shpëtuar jetë pas tërmeteve të fuqishme që goditën Türkiyen jugore.

Dy gra mbijetuan pesë ditët nën rrënojat e tërmetit në Türkiye. AA

Menekşe Tabak, një grua 70-vjeçare, u shpëtua pasi mbeti e bllokuar nën rrënoja për 122 orë në provincën Kahramanmaraş, epiqendra e dy tërmeteve që tronditën Türkiyen jugore në fillim të kësaj jave.

Maşallah Çiçek, 55 vjeçe, u shpëtua në provincën Diyarbakır pasi mbijetoi nën rrënojat e një ndërtese ku kishte mbetur e bllokuar për 122 orë.

Buşra Almusa, një grua 25-vjeçare, u shpëtua gjithashtu në Gaziantep 119 orë pas tërmetit.

10:54 Akar: Në zonat e tërmetit veprojnë më shumë se 25 mijë ushtarë

“Forcat e armatosura të Türkiyes me 25.067 ushtarë janë duke punuar në zonën e tërmetit. Deri më tani janë kryer 707 fluturime me 63 avionë. Në ato fluturime kemi dërguar në objektivat e tyre 625 tonë material me 9.780 personel profesional. 24 anije dhe 5 helikopterë po kryejnë detyra në Gjirin "Iskenderun”. Anija jonë TCG Iskenderun deri më tani ka transportuar 327 të plagosurit tanë nga zona e tërmetit në Mersin", tha ministri i Mbrojtjes i Republikës së Türkiyes, Hulusi Akar.

10:25 Mbi 24.000 viktima nga tërmeti në Türkiye dhe Siri

Të paktën 20.665 njerëz kanë humbur jetën dhe 80.088 të tjerë janë lënduar nga dy tërmetet e forta që goditën Türkiyen jugore më 6 shkurt, njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Tërmetet e me magnitudë 7,7 dhe 7,6, epiqendra e të cilave ishte në provincën Kahramanmaraş, u ndien nga 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa.

Tërmetet u ndien në disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin.

AFAD tha në një deklaratë se në terren aktualisht po punojnë më shumë se 166.000 pjesëtarë të ekipeve të kërkim-shpëtimit.

Gjithsej 92.700 njerëz janë evakuuar nga rajonet e goditura nga tërmeti, tha agjencia.

Presidenti Recep Tayyip Erdoğa, të premten deklaroi tha se Türkiye po përballet me një nga fatkeqësitë më të mëdha në historinë e saj.

Për të inspektuar përpjekjet e kërkimit, shpëtimit dhe ndihmës, Erdoğan ka vizituar deri më tani provincat Kahramanmaraş, Hatay, Adana, Gaziantep, Osmaniye, Kilis, Adıyaman dhe Malatya, ku ka takuar të prekurit nga tërmetet.

Parlamenti turk të enjten miratoi gjendjen e jashtëzakonshme tremujore për të përshpejtuar përpjekjet e ndihmës.

Vendi po mban gjithashtu shtatë ditë zie kombëtare pas katastrofës.

Ngushëllime kanë ardhur nga e gjithë bota, duke shprehur solidaritet me Türkiyen, ndërsa shumë vende kanë dërguar ekipe shpëtimi dhe ndihmë.

Tërmeti i 6 shkuritit po ashtu lëkundi rëndë disa vende të rajonit, përfshirë Sirinë dhe Libanin.

Numri i të vdekurve në Siri të premten vonë u rrit në 3,553 persona, 1,387 në zonat e drejtuara nga regjimi dhe 2,166 në territoret e kontrolluara nga opozita.

10 shkurt

15:49 Erdoğan: Rritet numri i viktimave, mbi 19.300

Të paktën 19.388 persona humbën jetën dhe 77.711 të tjerë u plagosën nga dy tërmetet e fuqishme që dridhën Türkiyen jugore më 6 shkurt, njoftoi presidenti i shtetit, Recep Tayyip Erdoğan.


14:33 Ndihma e OKB-së arrin në rajonet e prekura nga tërmeti në Siri Përmes Türkiyes në Sirinë veriperëndimore kanë kaluar 14 kamionë të Kombeve të Bashkuara (OKB) me ndihma humanitare, pasi rajoni u godit nga tërmetet vdekjeprurëse të 6 shkurtit. Siç raporton korrespondenti i Anadolut në terren, kamionët kaluan në rajonin e Idlibit përmes pikës kufitare Bab al-Hawa në provincën jugore turke Hatay. Anadolu konfirmon se ndihma e dërguar në kuadër të përpjekjeve të ndihmës ndërkufitare të OKB-së do t’u dorëzohet njerëzve në nevojë në rajon. Dje, gjashtë kamionë mbërritën në qytetin Idlib, i cili po ashtu u trondit nga tërmetet e fuqishme me epiqendër në Türkiyen jugore.

Ndihma e OKB-së arrin në rajonet e prekura nga tërmeti në Siri. AA

Një operacion afatgjatë i ndihmës në Siri ka filluar që nga viti 2014, me portën Cilvegözü në pikën kufitare Bab al-Hawa që aktualisht shërben si e vetmja rrugë për ndihmën e OKB-së. Sipas shifrave të fundit, numri i personave që kanë humbur jetën në rajone të ndryshme të Sirisë të prekura nga tërmetet me epiqendër në Kahramanmaraş ka arritur në 3.384.

14:25 Sistemi turk i radarit po shpëton jetë në zonat e tërmetit Sistemi i radarit i zhvilluar nga kompania shtetërore turke e mbrojtjes STM po shpëton jetë në zonat e shkatërruara nga tërmeti në Türkiye. Sistemi i radarit DAR që depërton muret mund të lokalizojë njerëzit përtej rrënojave. Tekniku udhëheqës i STM-së, Yusuf Hayirli, i tha Agjencisë Anadolu se sistemi DAR i radarit, i dizajnuar për industrinë e mbrojtjes, u përdor për herë të parë në terren në një zonë tërmeti. “Ne u ndihmojmë ekipeve për lokalizimin e njerëzve, duke u bazuar në frymëmarrjen dhe lëvizjet e dorës-krahut”, tha Hayirli. Ekipet nxorën më shumë se 20 njerëz të gjallë nga ndërtesat e shembura, falë koordinatave të dhëna nga sistemi DAR i radarit. “Ishim dëshmitarë të nxjerrjes së një foshnje 7-muajshe e cila ishte bllokuar nën rrënoja”, shtoi Hayirli.

Sistemi turk i radarit po shpëton jetë në zonat e tërmetit AA

14:05 Në rajonin Kahramanmaraş mobilizohen 144.156 mjekë dhe personel mjekësor

Ministri i Shëndetësisë së Türkiyes, Fahrettin Koca tha se pas tërmetit me epiqendër në Kahramanmaraş, në rajon janë mobilizuar 144.156 mjekë dhe personel shëndetësor, përfshirë 18.022 mjekë, 111.699 personel shëndetësor, 14.435 punonjës të urgjencës 112 dhe të Ekipit Kombëtar Mjekësor të Shpëtimit (UMKE).

Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, ministri Koca theksoi se në zonën e tërmetit janë dërguar nga qytetet e tjera, 1.253 ambulanca, 6 avionë ambulancë, 245 automjete të UMKE, gjithsej 6.596 personel shëndetësor nga UMKE dhe të urgjencës 112 si dhe 9.011 mjekë dhe punonjës shëndetësor.

Gjithashtu nga rajoni i tërmetit janë transportuar në qytete të tjera 17.868 të plagosur prej të cilëve 953 me avionë, 327 me mjete detare dhe 16.588 me ambulancë në rrugë tokësore.

13:30 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Siri është rritur në 3.384 Të paktën 3.384 njerëz humbën jetën dhe mijëra u lënduan në Siri nga një seri tërmetesh të fuqishme me epiqendër në jug të Türkiyes që tronditën rajonin më të gjerë më 6 shkurt.

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Siri është rritur në 3.384. AA

Mijëra të mbijetuar, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan ose u dëmtuan e kalojnë natën jashtë, në xhami ose tenda të improvizuara.

13:23 Afërsisht 19.000 viktima nga tërmeti në Türkiye

Numri i të vdekurve nga tërmetet e fuqishme 6 shkurtit në Türkiye, shkon në 18.991, tha president Recep Tayyip Erdoğan, gjatë vizitës së tij në Adiyaman. Sipas tij, pas tërmeteve me qendër Kahramanmaraş, më shumë se 76.000 viktima u evakuan në provinca të tjera.

11:24 Mbi 3.300 viktima nga tërmeti në Siri Numri i personave që humbën jetën në Siri, e cila u godit nga tërmetet me qendër në Kahramanmaraş, dhe që cilësohet si “fatkeqësia e shekullit”, është rritur në 3.384.

10:35 1,78 miliard dollarë nga Banka Botërore për rimëkëmbjen pas tërmetit Banka Botërore njoftoi të enjten se do të sigurojë shumën e parë në vlerën 1,78 miliard dollarë ndihmë për rimëkëmbjen dhe rindërtimin e Türkiyes pas tërmeteve të fuqishme. Qëllimi është të ndihmohet rimëkëmbja e vendit pas tërmeteve shkatërruese në Türkiye, thuhet në një deklaratë. Banka Botërore njoftoi se ka nisur gjithashtu vlerësimin e shpejtë të dëmeve për të vlerësuar shkallën e katastrofës dhe për të identifikuar zonat prioritare për t'i mbështetur në rimëkëmbjen dhe rindërtimin e tyre. Partneriteti i Bankës Botërore me Türkiyen daton që nga viti 1950 dhe ajo është një partner kryesor në menaxhimin e rrezikut të fatkeqësive, zhvillimin urban dhe efikasitetin e energjisë në vend.

09:00 Numri i viktimave në Türkiye kalon 18 mijë


Të paktën 18.342 njerëz kanë humbur jetën dhe 74.242 të tjerë janë lënduar nga dy tërmetet e forta që goditën Türkiyen jugore më 6 shkurt, njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe e Emergjencave (AFAD). Tërmetet e me magnitudë 7,7 dhe 7,6, epiqendra e të cilave ishte në provincën Kahramanmaraş, u ndien nga 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa. Tërmetet u ndien në disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin. AFAD-i tha në një deklaratë se në terren aktualisht po punojnë më shumë se 121.128 pjesëtarë të ekipeve të kërkim-shpëtimit. Gjithsej 75.780 njerëz janë evakuuar nga rajonet e goditura nga tërmeti, tha Agjencia. Presidenti Recep Tayyip Erdoğan gjatë vizitës së vendeve të prekura nga tërmeti, tha se tërmetet në Türkiyen jugore mund të përshkruhen si “katastrofa e shekullit” dhe se shteti ka mobilizuar të gjitha mjetet e tij për t'u ndihmuar të prekurve. Për të inspektuar përpjekjet e kërkim-shpëtimit dhe ndihmës, Erdoğan ka vizituar deri më tani provincat Kahramanmaraş, Hatay, Adana, Gaziantep, Osmaniye dhe Kilis, ku ka takuar të prekurit nga tërmetet. Parlamenti turk dje miratoi gjendjen e jashtëzakonshme tremujore për të përshpejtuar përpjekjet e ndihmës. Vendi po mban gjithashtu shtatë ditë zie kombëtare pas katastrofës. Ngushëllime kanë ardhur nga e gjithë bota, duke shprehur solidaritet me Türkiyen, ndërsa shumë vende kanë dërguar ekipe shpëtimi dhe ndihmë.

TRT Balkan / agjencitë