Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Turk (TRT) Mehmet Zahid Sobaci dënoi sulmin e Izraelit ndaj ekipit gazetaresk të TRT Arabi.
“Vrasësi Izraeli sulmoi automjetin e ekipit TRT Arabi në kampin e refugjatëve Nusejrat. Kameramani ynë i pavarur, Sami Shahada, humbi këmbën në sulm. Ai po i nënshtrohet një operacioni. Korrespondenti ynë Sammy Berhum është shëndoshë e mirë. "Unë dënoj brutalitetin e Izraelit, i cili nuk ka asnjë justifikim ligjor, moralose ose humanitar," tha Sobaci.
Izraeli nisi një ofensivë ushtarake në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze Hamas më 7 tetor që vrau rreth 1.200 njerëz.
Sulmet izraelite në Gaza që atëherë kanë vrarë mbi 33.600 palestinezë.
Izraeli gjithashtu ka vendosur një bllokadë të plotë në enklavën bregdetare, duke e lënë popullsinë e tij, veçanërisht banorët e Gazës veriore, në prag të urisë.
Lufta e Izraelit në Gaza ka detyruar 85 për qind të popullsisë së enklavës të zhvendoset brenda vendit, ka shkaktuar mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara.
Izraeli akuzohet për gjenocid para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të siguruar që ndihma humanitare të arrijë civilët e Gazës.