Drejtori i Përgjithshëm i TRT Sobacı: “Türkiye në betejë fisnike për botën”     Foto: TRT World

Në fjalën hapëse në Forumin e 6-të të TRT World 2022, i cili u mbajt në datat 9-10 dhjetor të këtij viti me temën “Hartëzimi i së ardhmes: Pasiguritë, realitetet dhe mundësitë”, Drejtori i Përgjithshëm i TRT-së Mehmet Zahid Sobacı u shpreh: “Për një të ardhme më të mirë, ne duhet të zbulojmë situatën aktuale me gjithë qartësinë e saj, të vlerësojmë potencialin për të shndërruar pasiguritë në mundësi dhe së bashku të çojmë vizionin e së ardhmes së botës drejt shpresës.” Ai tha më tej: “Është në këtë kuadër që ne duhet të vlerësojmë kuptimin dhe vlerën e shkëmbimit të ideve që do të bëhet gjatë dy ditëve të ardhshme me pothuajse 100 folës dhe më shumë se një mijë pjesëmarrës nga afro 40 vende. Sot, Türkiye po pret ide, perspektiva dhe zëra të ndryshëm nga e gjithë bota. Por, më shumë se kaq, Türkiye, nën udhëheqjen e Presidentit tonë z. Recep Tayyip Erdoğan, nuk heziton të përvjelë mëngët për të vepruar me parimet e zëvendësimit të luftës me paqen, problemit me zgjidhjen dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë njerëzve në vend të privilegjeve të një grupi të caktuar.” “Türkiye e menaxhon krizën në bazë të pajtimit derisa të zgjidhen problemet ndërkombëtare.” Sobacı tha se Türkiye ka luajtur një rol kyç në zgjidhjen e shumë krizave globale nëpërmjet diplomacisë udhëheqëse të Presidentit Erdoğan, duke bashkuar palët dhe duke qenë një strehë e sigurt për dialogun: “Türkiye, e cila hapi një korridor gjatë krizës së drithit, mundësoi siguri gjatë shkëmbimit të të burgosurve, ndihmoi më shumë se 150 vende gjatë pandemisë Covid-19 dhe luftoi për një jetë dinjitoze për secilin prej 8 miliardë njerëzve, tregon ‘Një botë më e drejtë është e mundur’ në thelb, në diskurs dhe në veprim. Në këtë pikë, presidenti ynë Recep Tayyip Erdoğan po menaxhon një proces të bazuar në bashkëpunim dhe konsensus me të gjitha palët deri në arritjen e një zgjidhjeje në fushën e politikës ndërkombëtare. Kanalet ndërkombëtare të TRT-së transmetojnë me barazi Duke thënë se media ka një përgjegjësi të madhe në zgjidhjen e problemeve globale, Sobacı deklaroi se organizatat mediatike duhet të jenë një pasqyrë e tërësisë së ngjarjeve, marrëdhënieve, njerëzve dhe çështjeve nga pika në sferë. Duke nënvizuar se kjo nuk është çështje preokupimi, po çështje përgjegjësie, Sobacı foli si vijon: “Është një luftë e sinqertë për të vërtetën që duhet përmbushur në mënyrë adekuate. Sot, ne shohim se e vërteta dhe gënjeshtra, realiteti dhe iluzioni, janë të ndërthurura në sistemin global të komunikimit. Ka vetëm një zgjidhje për t’iu kundërvënë këtij konfuzioni, i cili herë është i qëllimshëm e herë i padashur: Të jesh në gjendje të shikosh gjithë botën nëpërmjet një vizoreje të drejtë, jo nëpërmjet filtrave; të jetë në gjendje të raportojë dhe të transmetojë bazuar në parimin e drejtësisë pa bërë dallimin midis të fortëve dhe të dobëtve. TRT World dhe të gjitha kanalet tona ndërkombëtare në gjuhë të huaja vazhdojnë rrugëtimin e tyre duke zgjeruar sferën e tyre të ndikimit me një vizion kaq thelbësor.” Kanalet digjitale TRT Afrika, TRT Persisht dhe TRT Spanjisht në proces të themelimit Duke thënë se po zgjerojnë edicionet e tyre ndërkombëtare dita-ditës, Sobacı e mbylli fjalën e tij si vijon: “Përveç TRT Frëngjisht dhe TRT Balkan, që themeluam këtë vit, në periudhën e ardhshme do të nisin transmetimet edhe kanalet tona ndërkombëtare digjitale të lajmeve TRT Afrika, TRT Persisht dhe TRT Spanjisht. Natyrisht, si familje e TRT-së, ne fokusohemi në çështjet globale dhe rajonale me shumë ngjarje ndërkombëtare që organizojmë gjatë gjithë vitit si dhe transmetimet tona. Në këtë kontekst, si transmetues publik i Türkiyes, ne komentojmë fuqishëm rrjedhën globale të informacionit dhe proceset e perceptimit të nxitura nga një burim i vetëm dhe të kryera në mënyrë unipolare për shumë vjet. Zoti President, gjatë kryerjes së të gjitha këtyre aktiviteteve, ne jemi të mbështetur nga vetëbesimi që i keni dhënë vendit tonë në çdo fushë. Ne përpiqemi të japim kontributin tonë më të mirë në luftën për një ‘botë më të drejtë’ në shkallë globale në fushën e medias.”

TRT Balkan