Erdoğan rizgjidhet president i Turkiyes.     /Foto: AA

22:20 Erdoğan rizgjidhet president i Türkiyes Duke iu drejtuar mbështetësve të tij në Istanbul sot, Erdoğan tha se Türkiyes ishte fituesi i vetëm, duke shtuar se të gjithë 85 milionë qytetarët e kombit kishin fituar. Me këtë fitore u hap dera e “Shekullit të Türkiyes”, theksoi ai.

Fjalimi i tij erdhi pasi rezultatet jozyrtare treguan se ai kryeson me 52,14 për qind të votave me 98,2 për qind të votave të numëruara. Kandidati i opozitës Kemal Kilicdaroglu mori 47,86 për qind të votave.

20:29 Krerët e Ballkanit urojnë presidentin Erdogan për fitorën në balotazh

Drejtuesit politikë të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Serbisë kanë dërguar urimet e tyre presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, për fitoren e arritur në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turkiye.

19:45 Liderët botërorë urojnë presidentin Erdoğan për fitoren në zgjedhje
Lideri i Katarit, i Hungarisë, i Somalisë dhe ai i Pakistanit ishin ndër krerët e parë të vendeve që uruan presidentin Recep Tayyip Erdoğan për rizgjedhjen e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, pasi Erdoğan aktualisht kryeson në zgjedhje me 53,41 për qind të votave.

19:00 - Rezultatet e fundit nga numërimi i 97,1 për qind të votave

Erdoğan: 52,21 për qind

Kilicdaroglu: 47,79 për qind

18:30 Numërimi drejt fundit, Erdoğan kryeson votimin

Procesi numërimit të votave nga balotazhi i parë presidencial në Türkiye po shkon drejt fundit, ndërsa presidenti aktual Recep Tayyip Erdoğan pas 92,96 për qind të numërimit të votave vazhdon ta kryesojë votimin.

Erdoğan: 52,50 për qind

Kiliçdaroglu: 47,50 për qind

18:00 Më shumë se 3,1 milionë vota Erdoğani para Kiliçdaroglut

Dallimi mes presidentit aktual të Türkiyes Recep Tayyip Erdoğan dhe kundërkandidatit të tij Kemal Kiliçdaroglu, pas numërimit të 75,62 për qind të votave nga balotazhi i sotëm presidencial është 3.109.444 vota

Erdoğan: 54,03 = 20.832.214

Kiliçdaroglu: 45,97 = 17.722.766

Erdoğan prin pas 60 për qind të numërimit të votave

Presidenti aktual i Turkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, prin pas numërimit të 60 për qind të fletë votimeve. Procesi i votimit në Turkiye përfundoi në orën 17:00 sipas përllogaritjes lokale. Ndërkohë, Këshilli i Lartë Zgjedhor i Türkiyes (YSK) ka hequr ndalesën e transmetimit të rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në vend,

Mbi 64,1 milionë qytetarë turq patën mundësinë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, përfshirë mbi 1,92 milion qytetarë të cilët hodhën votën e tyre në qendrat e votimit jashtë vendit.

Gjithsej 191.885 kuti votimi u vendosën në qendrat e votimit në mbarë Türkiyen.

Më 14 maj, miliona votues dolën në qendrat e votimit për të zgjedhur presidentin e vendit dhe anëtarët e parlamentit të përbërë nga 600 vende.

Në zgjedhjet parlamentare, Aleanca e Popullit e presidentit Recep Tayyip Erdoğan siguroi pjesën më të madhe të votave kundrejt Aleancës së Kombit, gjegjësisht opozitës së përbërë nga gjashtë parti politike.

Në votimin e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, votuesit turq zgjedhin presidentin e vendit, mes presidentit aktual, Recep Tayyip Erdoğan dhe kundërshtarit të tij nga opozita, Kemal Kılıçdaroğlu, pasi në raundin e parë asnjë kandidat nuk fitoi 50 për qind të votave që nevojiteshin, megjithëse Erdoğan kryesoi me 49,52 për qind të votave.


TRT Balkan / agjencitë