10:26 Nxirret një e mbijetuar nga rrënojat në ditën e 11-të pas tërmetit
Një vajzë e re u shpëtua nga rrënojat në Kahramanmaraş 248 orë pas tërmetit, njoftojnë autoritetet turke.
Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë punën në tentativë për të gjetur akoma të mbijetuar, edhe pse koha nuk jep shumë shpresa.
08:43 Arrestohen 15 të dyshuar për ndërtimin e banesave të shembura në Diyarbakir
Policia turke po punon për arrestimin edhe të dyshuarve tjerë të cilët aktualisht janë në arrati.
Në Türkiye janë arrestuar 15 nga 39 të dyshuarit nën akuzën për defekte në ndërtimin e banesave të cilat u shembën në tërmetin që goditi provincën Diyarbakir.
Prokuroria në Diyarbakir ka hapur hetime për të konstatuar defektet në ndërtimin e ndërtesave që u shembën nga tërmeti i 6 shkurtit. Policia ka arrestuar 15 persona të dyshuar, mes tyre edhe kontraktorët, të cilët akuzohen për veprën penale "vrasje me paramendim".
Po punohet për arrestimin e gjashtë të dyshuarve të tjerë të cilët janë në arrati.
Dy tërmete shkatërruese me intensitet 7,7 dhe 7,6 ballë sipas shkallës së Rihterit goditën pjesët jugore të Türkiyes më 6 shkurt, epiqendra e të cilave u regjistrua në Kahramanmaraş. Numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmetet në Türkiye është rritur në 35.418, ndërsa në Sirinë fqinje në 3.688.
15 SHKURT
14: 15 Gjinden të gjallë një grua dhe dy fëmijë 228 orë pas tërmetit
Një grua dhe dy fëmijë u shpëtuan nga rrënojat e apartamentit Uğur në rrugën Oymak në lagjen qendrore Antakya të Hatay 228 orë pas tërmetit.
14:10 Arabia Saudite do të ndërtojë 3.000 shtëpi të përkohshme për të prekurit nga tërmeti Arabia Saudite po shqyrton ndërtimin e 3.000 shtëpive të përkohshme në zonat e prekura nga tërmeti në Türkiye dhe Siri, tha për televizionin Al Ekhbariya kreu i Organizatës Humanitare të Mbretit Salman, Abdulaziz Al-Rabeeah. Ai tha se organizata tashmë ka dërguar mijëra tenda për të strehuar të prekurit nga tërmeti në të dyja shtetet. “Do të vazhdojmë të ndihmojmë të prekurit nga tërmeti në Siri dhe Türkiye në javët dhe ndoshta muajt në vazhdim, për shkak të tragjedisë së madhe”, tha Al-Rabeeah.
13:15 AFAD: Regjistrohet 7,3 metra zhvendosje e kores së tokës nga tërmeti
AFAD njoftoi se pas tërmetit në jug të Türkiyes, është regjistruar një zhvendosje prej 7,3 metrash në koren e tokës. Numri i pasgoditjeve sipas AFAD pas tërmeteve shkatërruese arriti në 3.858.
"Është shumë intensive dhe po përballemi me një situatë të paprecedentë", thonë nga AFAD.
09:51 Nxirret e gjallë nga gërmadhat e tërmetit pas 222 orëve Ekipet e kërkimit-shpëtimit dhjetë ditë pas tërmetit të 6 shkurtit nxorën të gjallë një grua 42-vjeçare nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Türkiyen jugore.
Viktima e tërmetit Melike Imamoglu u shpëtua 222 orë pas tërmeteve në lagjen Onikisubat të qytetit Kahramanmaraş.
Të paktën 35.418 njerëz humbën jetën nga dy tërmete të forta që goditën dhjetë provinca në Türkiye.
Lëkundjet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë javën e kaluar ishin të përqendruara në Kahramanmaraş, si dhe goditën qytetet Hatay, Gaziantep, Adiyaman, Malatya, Adana, Diyarbakir, Kilis, Osmaniye dhe Sanliurfa. Më shumë se 13 milionë njerëz janë prekur nga tërmetet shkatërruese.
Operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit të 6 shkurtit në kufirin turko-sirian kanë hyrë në ditën e dhjetë.
Autoritet turke kanë paralajmëruar se nuk do të reshtin së kërkuari derisa i mbijetuari i fundit të tërhiqet nga ndërtesat e shembura.
Suksesi i radhës i ekipeve të shpëtimit u regjistrua në qytetin Adiyaman, kur nga rrënojat e ndërtesës Merve u shpëtua 77-vjeçarja Fatma Güngör, edhe atë 212 orë pas tërmetit të 6 shkurtit.
Banorja e lagjes Ali Taş, Fatma Güngör, u transportua në ambulancë dhe më pas u dërgua në spital. Numri i personave që kanë humbur jetën deri më tani në Türkiye është mbi 35.000 viktima.