DREJTPËRDREJT: Pas tërmeteve Türkiye, fokusohet te rindërtimi dhe ndihmat.     /Foto: AA

15:57 Hetim për rritjen e çmimeve të banesave

Zyra e Kryeprokurorit Publik të Ankarasë raportoi se ka nisur një hetim pasi u konstatua se kishte pasur rritje serioze në shitjet e banesave dhe çmimet e qirave në 20 ditët e fundit, pas tërmeteve që goditën 11 provinca të Türkiyes jugore më 6 shkurt.

14:27 Akar: Rreth 42.000 sirianë nga Türkiye janë kthyer në vendet e tyre

Rreth 42.000 sirianë nga Türkiye janë kthyer vullnetarisht në vendet e tyre përtej kufirit që kur tërmetet e 6 shkurtit goditën rajonin jugor të Türkiyes, tha të martën ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar.

Nga provinca Hatay, ministri Akar, hodhi poshtë pretendimet se ka pasur një fluks refugjatësh sirianë në Türkiye nëpërmjet kufirit të saj jugor, duke i quajtur ato "të pavërteta".

Akar tha se shumë qytetarë sirianë që jetojnë në Türkiye po kthehen në vendin e tyre për shkak të humbjes së shtëpive dhe të afërmve të tyre. Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ishin me qendër në Kahramanmaraş dhe goditën 10 provinca të tjera turke - Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Elazig, Hatay, Gaziantep, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa.

Më shumë se 13 milionë njerëz në Türkiye janë prekur nga tërmetet shkatërruese. Pjesë të Sirisë veriperëndimore u goditën gjithashtu nga tërmetet, por dëmet nuk janë aq të përhapura dhe numri i të vdekurve nuk është aq i lartë sa në Türkiye në jugore.

10:37 Tërmeti në Malatya: Në 31 objekte përfundojnë punimet e kërkim-shpëtimit

Kryesia e Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe të Emergjencave të Türkiyes (AFAD) njoftoi se dy persona humbën jetën dhe 140 tjerë u lënduan nga pasgoditja me magnitudë 5,6 ballë që ndodhi dje (27 shkurt), në Malatya.

Sipas deklaratës së bërë nga AFAD-i, 32 persona u shpëtuan nga rrënojat e pasgoditjes, epiqendra e së cilës ishte rrethi Yeşilyurt i Malatyas.

Nga pasgoditja humbën jetën dy persona, 140 persona u lënduan, 12 prej tyre në gjendje të rëndë, ndërsa 40 persona janë ende në trajtim.

Punimet e kërkim-shpëtimit të kryera në shtatë nga 31 objektet e shkatërruara kanë përfunduar.

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë me ekipe prej 650 personash.

10:05 Kahramanmaraş: Çdo ditë hiqen 45 mijë ton mbeturina nga rrënojat

Mbi 10.200 pasgoditje janë raportuar, duke përfshirë një tërmet me magnitudë 5,6 që tronditi Malatya të hënën, duke lënë pas dy viktima dhe 110 të lënduar.

Derisa Türkiye të fillojë ndërtimin e shtëpive në zonat e goditura nga tërmetet në muajin e ardhshëm për të mbijetuarit, punëtorët e angazhuar për pastrimin dhe largimin e rrënojave vazhduan të heqin mbetjet e ndërtesave të shembura në Kahramanmaraş, epiqendra e tërmeteve.

Çdo ditë, ekipet e pastrimit heqin 45.000 tonë mbeturina nga ndërtesat e shkatërruara në provincë. Tërmetet e dyfishta shkatërruese të 6 shkurtit kanë marrë më shumë se 44.300 jetë në rajonin jugor të Türkiyes.

Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7.,6 me qendër në provincën Kahramanmaras, kanë prekur rreth 13 milionë njerëz në 11 provinca, duke përfshirë Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye, Elazig dhe Sanliurfa.

Mbi 10.200 pasgoditje janë raportuar, duke përfshirë një tërmet me magnitudë 5,6 që tronditi Malatya të hënën, duke marrë jetën e të paktën një personi dhe duke lënduar 110 të tjerë.

Tërmetet shkaktuan gjithashtu një shkatërrim të gjerë në pjesë të Sirisë veriperëndimore, ku numri i të vdekurve është rritur në të paktën 5.840.

27 SHKURT

13:06 Një person humb jetën, dhjetëra të lënduar nga tërmeti i sotëm në Malatya

Një tërmet me magnitudë 5,6 ballë goditi sot provincën Malatya në pjesën lindore të Türkiyes, tri javë pas dy lëkundjeve masive që tronditën rajonin, ndërsa deri më tani ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dhjetëra të tjerë.

Tërmeti ndodhi në orën 12:04 pasdite me kohën lokale, me epiqendër 6,96 kilometra nën sipërfaqe në rrethin Yeşilyurt, tha Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe të Emergjencave (AFAD).

Kreu i AFAD-it, Yunus Sezer, bëri të ditur se nga tërmeti në Malatya ka humbur jetën një person, kurse janë lënduar 69 të tjerë.

Lëkundjet ndodhën derisa Türkiye vazhdon të përballet me pasojat e tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit në rajonin jugor të vendit.

Të paktën 44.374 njerëz kanë vdekur për shkak të tërmeteve të njëpasnjëshme të 6 shkurtit me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë.

Malatya ishte një nga provincat e goditura nga tërmetet me epiqendër në Kahramanmaraş që prekën gjithsej 11 provinca.

10:51 Tërmeti i fuqishëm godet Malatyan

Një tërmet me magnitudë 5,6 ballë të shkallës Rihter goditi lagjen Yesilyurt në Malatya të Türkiyes, është regjistruar në orën 12:04 me orën lokale.

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe të Emergjencave të Türkiyes (AFAD) njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte në lagjen Yesilyurt të Malatya.

Tërmeti është ndier edhe në krahinat përreth. Është regjistruar në një thellësi prej 6,96 kilometrash. Numri i të vdekurve nga tërmetet shkatërruese që goditën Türkiyen jugore më 6 shkurt është rritur në 44.374.

10:35 Ekipet nga 2 vende janë ende në rajonin e goditur nga tërmeti në Türkiye

Ekipi i Azerbajxhanit dhe i Filipineve janë ende në terren pas tërmeteve vdekjeprurëse të 6 shkurtit në rajonin jugor të Türkiyes, thotë ministri i Jashtëm.

Ekipi nga Azerbajxhani dhe ai nga Filipinet janë ende në rajonin jugor të goditur nga tërmeti i Türkiyes për të ndihmuar në përpjekjet e kërkim-shpëtimit, tha të dielën Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu.

“Afro 11.500 ekipe kërkimi dhe shpëtimi erdhën nga 90 vende... Dy vende të tjera, Gjeorgjia dhe Uzbekistani, u kthyen ndërsa përfunduan përpjekjet e tyre të kërkim-shpëtimit. Aktualisht dy vende kanë mbetur, Azerbajxhani dhe Filipinet, me rreth 700 njerëz,” u tha Çavuşoğlu gazetarëve në provincën Adiyaman të goditur nga tërmeti.

Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ishin me qendër në Kahramanmaraş dhe goditën 10 provinca të tjera - Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Elazig, Hatay, Gaziantep, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa.

Më shumë se 13 milionë njerëz janë prekur nga tërmetet shkatërruese, ndërsa numri i të vdekurve tani është mbi 44.374.

Ngushëllimet kanë ardhur nga e gjithë bota duke shprehur solidaritet me Türkiyen, me shumë vende që dërgojnë ekipe shpëtimi dhe ndihmë.

“30 spitale fushore erdhën nga 27 vende... Aktualisht 10 prej tyre janë kthyer, por 20 prej tyre janë aktivë”, tha Çavuşoğlu.

Ai shtoi se më shumë se 125.000 tenda kanë ardhur edhe nga jashtë.

Anijet e para me kontejnerë, të cilat u ngarkuan nga Katari, pritet të mbërrijnë në portin e Iskenderun në ditët në vijim, tha Çavuşoğlu, duke shtuar: “Ne kemi bërë gjithashtu plane për rreth 15.725 kontejnerë për të mbërritur në Türkiye”.

Çavuşoğlu falënderoi të gjitha vendet dhe organizatat ndërkombëtare që i ndihmuan Türkiyes në këtë kohë të vështirë dhe theksoi se prioritet është shërimi i lëndimeve të të prekurve nga tërmeti.

10:00 Erdoğan do të vizitojë disa rajone të prekura nga tërmetet e 6 shkurtit

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan pritet të realizojë një vizitë në rajonin e goditur nga tërmeti i vendit me kryetarin e Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP) Devlet Bahçeli. Erdoğan pritet të vizitojë rrethin Golbasi të provincës Adiyaman dhe qarkun Dogansehir të provincës Malatya. Gjatë periudhës së kaluar presidenti Erdoğan ka zhvilluar takime të shumta në rajonet e prekura nga tërmetet 6 shkurtit.

Pas disa javësh përpjekjesh shpëtimi, fokusi i autoriteteve turke është zhvendosur te rehabilitimi në 11 provincat e vendit të shkatërruara nga dy tërmete me magnitudë 7,7 dhe 7,6 që vranë më shumë se 50.000 njerëz në dhe Sirinë fqinje.

Epiqendra e dy tërmeteve ishte në Kahramanmaraş dhe 10 provinca të tjera u prekën - Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Elazig, Hatay, Gaziantep, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa.

Tërmetet u pasuan nga 9.136 pasgoditje, duke marrë jetën e të paktën 44.218 njerëzve vetëm në Turkiye, sipas AFAD-it, agjencia e menaxhimit të fatkeqësive e vendit.

Numri i të vdekurve nga tërmetet shkatërruese që goditën rajonet jugore të Türkiyes me epiqendër në Kahramanmaraş më 6 shkurt është rritur në 44.374.

Yunus Sezer, kreu i AFAD-it, tha se kërkimi dhe shpëtimi ishin përfunduar në gati 21.000 ndërtesa, duke shtuar se shërbimet tani janë fokusuar në pastrimin e rrënojave.

TRT Balkan / agjencitë