Drejtpërdrejt: Periudha pas tërmeteve në Türkiye dhe Siri / Photo: AA

20:16 Rritet numri i viktimave nga tërmeti

AFAD: Numri i personave që kanë humbur jetën në tërmetet e 6 shkurtit në Türkiyen jugore rritet në 41.020

Türkiye ka kompletuar operacionet e kërkim-shpëtimit në shumicën e zonave të prekura nga tërmeti, thotë Autoriteti i Menaxhimit të Emergjencave dhe të Fatkeqësive, AFAD. Ata njofojnë se operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë vetëm në provincat Kahramanmaraş dhe Hatay.

13:45 Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Türkiyen jugore.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe të Emergjencave, AFAD, njoftoi se deri tani 40.689 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit.

10: 55 Mbi 10.600 sirianë vullnetarisht kthehen në vendet e tyre.

Më shume se 10.600 sirianë janë kthyer vullnetarisht nga Türkiye në Siri, prej se ndodhën tërmetet e 6 shkurtit, njoftoi ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar

18 SHKURT

14:45 Rritet numri i viktimave

Numri personave që kanë humbur jetën nga tërmeti i 6 shkurtit në Türkiye është rritur në 40.642, AFAD.

10:33 Gjendet trupi i pajetë i Christian Atsu në Antakya

Trupi i Christian Atsu, futbollistit të skuadrës turke të ligës së parë Hatayspor, është gjetur nën rrënojat e një rezidence në Antakya.

Menaxheri i tij, Nana Sechere tha se futbollisti 31-vjeçar ganez kishte ndëruar jetë.

"Me keqardhje ju informoj të gjithëve se trupi i Christian Atsu është gjetur këtë mëngjes. Ngushëllimet e mia për familjen dhe të dashurit e tij. Përfitoj nga rasti për t'i falënderuar të gjithë për lutjet dhe mbështetjen e tyre", tha Sechere.

Lajmin për vdekjen e futbollistit e ka konfirmuar klubi.

"Trupi i futbollistit tonë Christian Atsu, i cili vdiq në tërmet, do të transferohet në vendlindjen e tij, Ganë. Nuk do të të harrojmë Atsu. U prefsh në paqe. Nuk ka fjalë për pikëllimin tonë. Fli në paqe", njoftoi klubi.

Operacionet e kërkim-shpëtimit në Türkiye vazhdojnë edhe pas 13 ditëve që kur tërmetet vdekjeprurëse goditën 11 rajone në jug të vendit.

Së fundmi, në qytetin Hatay nga rrënojat e tërmetit janë nxjerrë tre persona të gjallë.

Ky aksion i ekipeve të shpëtimit realizohet plotë 296 orë pas tërmetit të 6 shkurtit. Në mesin e të mbijetuarve në këtë rast gjendet edhe një fëmijë.

Ndryshe, ministri i Punëve të Brendshme të Türkiyes, Süleyman Soylu, së fundmi deklaroi se numri i qytetarëve që kanë humbur jetën ka arritur në 39.672 persona.

Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 të shkallës Rihter, me epiqendër në provincën turke Kahramanmaraş, goditën 11 provinca më 6 shkurt, duke shkatërruar mijëra ndërtesa dhe duke prekur më shumë se 13 milionë njerëz.

TRT Balkan / agjencitë