DREJTPËRDREJT: Rritet numri i viktimave nga tërmeti i 6 shkurtit në Türkiye.     /Foto: AA 

12:55 OBI-ja me thirrje për bashkëpunim të afërt me Türkiyen kundër efekteve të tërmetit

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), Hissein Brahim Taha, u bëri thirrje vendeve anëtare për bashkëpunim të afërt lidhur me fatkeqësinë e tërmetit në Türkiye.

Taha vizitoi rrethet Nurdağı dhe İslahiye të provincës Gaziantep, të ndikuara nga tërmeti me epiqendër në Kahramanmaraş, ku mori informacione nga zyrtarët dhe u uroi të kaluara të prekurve të tërmetit.

Duke folur për Anadolun, Taha tha se "Pasi mësuam tërmetin e kësaj madhësie në Türkiye menjëherë u mobilizuam si OBI. Taha theksoi se kanë kontaktuar menjëherë me vendet anëtare për këtë temë, duke shtuar se kanë bërë gjithçka të mundur si OBI që Türkiye të tejkalojë efektet e tërmetit të quajtur si "fatkeqësia e shekullit" dhe për të mbështetur popullin turk.

Ai bëri të ditur se vendet anëtare të OBI-së, përfshirë Arabinë Saudite, Katarin dhe Kuvajtin kanë shkuar në ndihmë një nga një, ndërsa në organizatë është ngritur një njësi e veçantë për koordinimin e ndihmave. Sipas tij, nevojitet një solidaritet i madh për të shëruar plagët e tërmeteve që shkaktuan një rrënim të madh.

23 SHKURT

Numri i personave të kanë humbur jetën nga tërmetet e 6 shkurtit në jug të Türkiye është rritur në 43.556, njoftoi ministri i Punëve të Brendshëm i Türkiye, Süleyman Soylu.
Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë sipas shkallës së Rihterit, me qendër në provincën në Kahramanmaraş, goditën pjesët jugore të Türkiyes më 6 shkurt, duke shkatërruar mijëra ndërtesa dhe duke prekur më shumë se 13 milionë njerëz. Së fundmi edhe shkencëtarët nga Universiteti Teknik i Istanbulit (ITU) kanë publikuar një raport hetimor paraprak mbi tërmetet e 6 shkurtit, duke thënë se në një zonë pranë epiqendrës së tërmetit, toka u zhvendos deri në 4,7 metra.

ITU-ja paralajmëruan se do të publikojnë një raport tjetër të katastrofës pasi të bëhet një analizë e plotë.

TRT Balkan / agjencitë