Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter ka goditur Buçën në provincën turke të Izmirit.
Ministri i Brendshëm i Türkiye-s, Süleyman Soylu, tha se 31 persona u raportuan në spital për shkak të panikut të shkaktuar nga tërmeti që goditi zonën e Buçës së Izmirit në orën 3:20 të mëngjesit me orën lokale.
Sipas tij, tre persona të lënduar janë duke u trajtuar, ndërsa njëri ndodhet në gjendje të rëndë. Soylu konfirmoi se nuk kishte viktima.
Orhan Tatar, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë së Zbutjes nga Pasojat, tha se mund të ndodhin pasgoditje deri në katër ballë dhe se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm në këtë kuptim.
Si pasojë e tërmetit është shembur minarja e xhamisë Selahattin Oglu.
AA