Dridhet sërish Türkiye, tërmet 6.4 ballësh në Hatay

Dridhet sërish Türkiye, tërmet 6.4 ballësh në Hatay

AFAD njoftoi se një tërmet 6.4 ballësh ka goditur provincën e Hatayit.
Dridhet sërish Türkiye, tërmet 6.4 ballësh në Hatay / Photo: AA

Dy javë pas dy tërmeteve shkatërruese në jug të Türkiyes, një tjetër tërmet ka goditur vendin mbrëmjen e sotme.

Autoriteti i Menaxhimit të Emergjencave dhe të Fatkeqësive, AFAD, njoftoi se një tërmet 6.4 ballësh ka goditur provincën e Hatayit.

Tre minuta më vonë ka pasuar një tjetër tërmet prej 5.8 ballësh. Aktualisht autoritetet po merren me vlerësimin e pasojave të mundshme.

Më 6 shkurt, dy tërmete 7.8 dhe 7.6 ballësh respektivisht, me epiqendër në Kahramanmaraş, prekën 11 provinca jugore në Türkiye dhe një pjesë të Sirisë, duke shkaktuar dhjetëra mijëra viktima.

TRT Balkan / agjencitë