Prodhuesi turk i dronëve Baykar njoftoi të premten se modeli i tij i ri i mjetit ajror luftarak pa pilot, Bayraktar TB3, qëndroi me sukses në ajër për 27 orë.
Bayraktar TB3 qëndroi në ajër për 27 orë e 19 minuta pa u ulur në një lartësi mesatare në fluturimin e tij të 26-të provë në Qendrën e Trajnimit dhe Testimit të Fluturimit Akinci në provincën veriperëndimore Tekirdag të Türkiyes.
Gjatë fluturimit të tij 27-orësh, droni mbuloi një distancë totale prej 4.600 kilometrash në qiell, tha Baykar në një deklaratë.
TB3 është droni më i fundit i Baykar, i lëshuar për herë të parë në 27 tetor vitin e kaluar.
Përveç aftësive të zbulimit, vëzhgimit dhe inteligjencës, TB3 mund të kryejë operacion sulmi me municione inteligjente të montuara në krahë.
Me krahë të palosshëm, ai mund të përdoret në aeroplanmbajtëse për të rritur më tej gamën e funksionimit.
Mund të përdoret nga distanca shumë të largëta falë aftësive të komunikimit Line-Of-Sight dhe Beyond-Line-Of-Sight.