Familja që i mbijetoi tërmetit jeton në të njëjtën tendë me qenin e tyre që i paralajmëroi duke ulëritur pak para katastrofës së 6 shkurtit në Türkiye.
Hatice Avci, e cila jeton në lagjen jugore të Kahramanmaraş me burrin dhe vajzën e saj, mban një qen të quajtur Mihriban, i cili i zgjoi duke gërvishtur dhe ulëritur rreth orës 4:18 të mëngjesit para tërmetit.
“Më pas qeni u ngjit në karrigen në ballkon dhe filloi të bërtiste”, tha Avci.
Në prononcimin e saj për Anadolu, Avci ka theksuar se Mihriban përndryshe është një kafshë shumë e urtë dhe nuk leh fare.
“Kur qeni filloi të nervozohej (pak para tërmetit), e futa brenda që të mos shqetësoheshin fqinjët. Por, qeni vrapoi sërish në ballkon dhe filloi përsëri të bërtiste. E mora përsëri në prehër, megjithëse qeni po kruhej dhe donte të dilte jashtë”, kujton ajo.
“Tani jemi bashkë në çadër dhe qeni është shtrirë në prehrin tonë. Tri ditët e para nuk hëngri fare, ishte shumë i frikësuar. “Qeni është rehat në çadër, por shumë nervoz kur hyn në shtëpinë tonë të thyer”, tha ajo.
Më 6 shkurt, tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë të shkallës Rihter goditën një sërë zonash turke, duke marrë mbi 50.000 jetë.
Rreth 14 milionë njerëz në Türkiye janë prekur nga tërmetet, ashtu si edhe shumë të tjerë në Sirinë veriore.