Emine Erdoğan ndau në llogarinë e saj në rrjetet sociale një postim në lidhje me programin "Thesaret e nusërisë: Një udhëtim në pajët osmane dhe anadollake" të cilën e organizoi në Shtëpinë Turke në Nju Jork.
Emine Erdoğan, gruaja e Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, tha në një postim në lidhje me programin se "Përballë kërcënimit të shkretimit kulturor që rrethon botën, shpresoj që gjuha dhe puna e përjetshme e qëndisjes së gruas anadollake do të jetë një frymëzim për gjithë botën dhe do të na i kujtojë vlerat që i kemi harruar”.
AA