Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan priti Princin e Kurorës, të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman me një ceremoni zyrtare në kryeqytetin Ankara/
Krerët e dy shteteve diskutuan për epokën e re të bashkëpunimit në lidhjet dypalëshe, duke përfshirë marrëdhëniet politike, ekonomike, ushtarake, të sigurisë dhe kulturore.
Sipas një deklarate të përbashkët, liderët theksuan vendosmërinë e vendeve për të nisur një epokë të re të bashkëpunimit gjithëpërfshirës në shumë fusha.
Ankaraja dhe Riadi vendosën të thellojnë konsultimet dhe bashkëpunimin për çështjet rajonale për të forcuar stabilitetin dhe paqen, thuhet në deklaratë.
Të dy liderët u zotuan të zhvillojnë dhe ruajnë bashkëpunimin mbi bazën e “vëllazërisë historike” të dy kombeve për të ardhmen e rajonit.
Gjithashtu, ata theksuan rëndësinë e rritjes së numrit të fluturimeve, lehtësimin e tregtisë dypalëshe, eksplorimin e mundësive për investime dhe shndërrimin e tyre në partneritete konkrete.
Arabia Saudite shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Türkiye-s për kandidaturën e Riadit për të organizuar EXPO 2030, sipas deklaratës së përbashkët.
Në fund të muajit prill, Erdoğan zhvilloi një vizitë pune dyditore në Arabinë Saudite me qëllim rritjen e lidhjeve dypalëshe.
Gjatë vizitës së tij, Erdoğan takoi mbretin saudit, Salman bin Abdulaziz Al Saud, si dhe princin saudit, me të cilët diskutoi çështje të ndryshme ndërkombëtare, rajonale dhe dypalëshe.
Gjatë kthimit në Türkiye pas vizitës së tij në Arabinë Saudite, Erdoğan tha se Türkiye dhe Arabia Saudite janë të vendosura të vazhdojnë përpjekjet për interesat e përbashkëta dhe stabilitetin e rajonit.
Ndërsa negocionte me Egjiptin, Izraelin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) për normalizimin e marrëdhënieve, Erdoğan i përshkroi këto përpjekje si një "epokë të re" për një proces të krijimit të miqve dhe jo armiqve.
23 Qer 2022
Epokë e re e bashkëpunimit mes Türkiye dhe Arabisë Saudite
Liderët u zotuan t'a ruajnë bashkëpunimin mbi bazën e “vëllazërisë historike” të dy kombeve për të ardhmen e rajonit
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Türkiye dhe Hungaria do ta rinovojnë marrëveshjen e gazit për 2025-2026
“Bashkëpunimi i mëtejshëm me (kompaninë turke të energjisë) BOTAS është shumë i rëndësishëm.Ne po punojmë aktualisht për të rinovuar marrëveshjen e vitit të kaluar", tha Fritsch, kryeshefi i kompanisë shtetërore energjetike të Hungarisë MVM CEEnergy.
Erdoğan: Energjia, transporti dhe komunikimi, lokomotiva të zhvillimit
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë Forumit Energjetik në Istanbul theksoi se sigurimi i energjisë së mjaftueshme, cilësore dhe të pastër me çmime të përballueshme dhe pa ndërprerje, është me rëndësi kritike për të gjitha vendet.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore