Presidenti i Republikës së Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka vizituar të dielën (12 mars) provincën Hatay në jug të vendit dhe me atë rast ka njoftuar se në këtë qytet do të ndërtohen afër 200 mijë njësi banimi. Gjatë vizitës së tij, presidenti Erdoğan foli për planet për të ndërtuar banesa pas tërmeteve katastrofike të 6 shkurtit. “Në periudhën e ardhshme ne do të vijmë në qytetin tonë në çdo rast dhe do të monitorojmë personalisht se si po ecin punimet”, tha Erdoğan. "Ne planifikojmë në Hatay të ndërtojmë 183.000 njësi banimi në qytet dhe 15.000 shtëpi në fshat", tha Erdoğan. Duke folur para mediave ai ndau gjithashtu informacione për atë që është bërë deri më tani në rajonet e prekura nga tërmeti. “Deri më tani ne kemi ngritur 426 mijë tenda në zonat e prekura nga tërmeti, në dy muaj planifikojmë të vendosim 100 mijë kontejnerë”, tha Erdoğan. Fjalim presidenti Erdoğan mbajti edhe në rajonin Samandag, nga ku theksoi se Türkiye ishte e aftë të kalojë testin e tërmeteve të 6 shkurtit.
12 Mar 2023
Erdoğan: Afërsisht 200 mijë njësi banimi do të ndërtohen në Hatay
Punimet rreth rindërtimit të Hatayit, presidenti Erdoğan paralajmëroi se do t'i monitorojë personalisht.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Kurti telefonon Erdoğanin, diskutojnë rreth bisedimeve me Serbinë
Më datën 3 shkurt, në Istanbul, sipas Zyrës së Kryeministrit, është zhvilluar një takim tejet produktiv mes Kurtit dhe Erdoğanit, i cili do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dyja vendeve.
Azerbajxhanasi që u bë simbol i humanitetit u takua me Erdoğanin
Fotoja e Sarvar Bashirli nga Azerbajxhani me veturën e tij të prodhuar në vitin 1981 duke bartur ndihma për të goditurit nga tërmeti në Türkiye është bërë virale në rrjetet sociale, sakaq ka tërhequr miliona pëlqime dhe mesazhe lavdëruese.
Artikujt në këtë kategori
Türkiye mirënjohëse për mbështetjen e paprecedentë globale pas tërmeteve
Mijëra jetë u shpëtuan për shkak të “nivelit të paprecedentë të mbështetjes dhe solidaritetit global” që Türkiye dëshmoi pas tërmeteve të dyfishta të muajit të kaluar, thotë drejtori i Komunikimeve i Presidencës Turke Fahrettin Altun.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Kurti telefonon Erdoğanin, diskutojnë rreth bisedimeve me Serbinë
Më datën 3 shkurt, në Istanbul, sipas Zyrës së Kryeministrit, është zhvilluar një takim tejet produktiv mes Kurtit dhe Erdoğanit, i cili do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dyja vendeve.