Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Sipas një njoftimi të Drejtorisë së Komunikimit të Türkiyes, në bisedë u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështje rajonale dhe globale, si dhe u theksua domosdoshmëria e rritjes së bashkëpunimit në këto fusha. Erdoğan dhe Scholz diskutuan gjithashtu situatën në Rusi dhe çështjen e anëtarësimit të Suedisë në NATO. Duke folur për Suedinë, Erdoğan deklaroi se, megjithëse Suedia po bën hapa në drejtimin e duhur, veçanërisht me ndryshimet në ligjet kundër terrorizmin, mbështetësit e PKK/PYD/YPG në Suedi vazhdojnë të organizojnë lirisht protesta duke propaganduar terrorizmin, duke rekrutuar njerëz dhe duke siguruar burime financiare për organizatat terroriste. Erdoğan nënvizoi se kjo situatë është e papranueshme për Türkiyen.
28 Qer 2023
Erdoğan: Aktivitetet e PKK-së në Suedi të papranueshme për Türkiyen
Erdoğan dhe Scholz zhvilluan një bisedë telefonike ku diskutuan situatën në Rusi dhe çështjen e anëtarësimit të Suedisë në NATO.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
MIT neutralizon terroristen e rangut të lartë të PKK-së në veri të Irakut
Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke e ka neutralizuar me sukses terroristen Sebahat Ormanli, e njohur me emrin e koduar Mizgin Guyi, që organizoi aktivitete terroriste që përfshinin zjarrvënie në zonat urbane dhe nëpër pyjet e Türkiyes.
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.