Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, akuzoi Perëndimin për zbatim të “standardeve të dyfishta” për sa i përket lirisë së medias.
Duke folur në ceremoninë e 7-të të Çmimeve të Medias Anadolu në kryeqytetin Ankara, Erdoğan tha: “Ata që akuzojnë Türkiyen për censurë, heshtin për ata (Twitter) që bëjnë censurë të vërtetë”.
“Ne të gjithë e dimë se ata që kanë kritikuar demokracinë, të drejtat e njeriut dhe lirinë e shtypit në Türkiye, sa fashistë janë kur bëhet fjalë për veten dhe interesat e tyre”, shtoi Erdoğan.
Ai gjithashtu kritikoi ata që kanë pritur anëtarë të organizatës terroriste FETO të cilët publikuan sekrete shtetërore, duke u paraqitur si gazetarë.
Duke iu referuar protestave të parkut Gezi të vitit 2013, Erdoğan tha se ata që u përpoqën t’i paraqisnin “grabitësit në Türkiye si heronj, i përkufizuan demonstruesit si terroristë kur ngjarje të ngjashme ndodhën në Paris”.
5 Jan 2023
Erdoğan akuzon Perëndimin për "standarde të dyfishta" ndaj lirisë së medias
Duke folur në ceremoninë e 7-të të Çmimeve të Medias Anadolu në kryeqytetin Ankara, Erdoğan tha: “Ata që akuzojnë Türkiyen për censurë, heshtin për ata (Twitter) që bëjnë censurë të vërtetë”.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore