Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, në margjinat e samitit të Konferencës për Ndërveprimin dhe Masat e Ndërtimit të Besimit në Azi (CICA), që po mbahet në Astana, është takuar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti Erdoğan, me këtë rast tha se Ankaraja është e vendosur ta forcojë dhe ta mbajë marrëveshjen e drithit në Istanbul, ashtu si edhe të transportojë grurë dhe pleh rus në vendet e pazhvilluara përmes Türkiye.
“Edhe pse hapat e Türkiye-s dhe Rusisë në këtë proces mund të shqetësojnë qarqe të caktuara, nga ana tjetër do të gëzojnë vendet e pazhvilluara”, tha presidenti Erdoğan.
Ndërkohë presidenti rus, Putin, është deklaruar se një pjesë e vogël e drithit shkon ende në vendet më të varfra.
“Vendet që blejnë grurë ukrainas sipas marrëveshjes së Istanbulit duhet t'i jenë mirënjohës Erdoganit”, tha Putin.
Ndryshe, presidenti rus Putin i propozoi homologut të tij turk Recep Tayyip Erdoğan ndërtimin e një qendre gazi natyror në Türkiye.
Duke folur në margjinat e një mbledhjeje rajonale në Kazakistan, Putini tha se ndërtimi i një qendre në Türkiye do të lejonte, ndër të tjerash, rregullimin e çmimeve, shitjen e gazit me çmimet e tregut, "jo të lartë", dhe përjashtimin e "politizimit" të çështjes.
Duke u takuar me Erdoğanin gjatë Konferencës mbi Ndërveprimin dhe Masat e Ndërtimit të Besimit në Astana të Azisë, ai vlerësoi Türkiye-n si "partnerin më të besueshëm" për dërgesat e gazit në Evropë.
Putini tha gjithashtu se ndërtimi i termocentralit bërthamor Akkuyu në Mersin, Türkiye jugore, po shkon sipas planit dhe mund të jetë në gjendje të fillojë punën vitin e ardhshëm, në 100-vjetorin e Republikës së Türkiye-s.
Rusia vazhdon dërgesat e gazit përmes tubacionit të gazit TurkStream, pavarësisht përpjekjeve për ta dëmtuar atë, shtoi Putini.
Ndërkohë bëhet e ditur se takimi i mbajtur mes Erdoğan dhe Putin në Pallatin e Pavarësisë, ku mbahet edhe samiti, vazhdon me dyer të mbyllura për median.
13 Tet 2022
Erdoğan: Ankaraja e vendosur të forcojë marrëveshjen e Istanbulit
Presidenti rus Vladimir Putin i propozoi homologut të tij turk Recep Tayyip Erdoğan ndërtimin e një qendre gazi natyror në Türkiye.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Türkiye dhe Hungaria do ta rinovojnë marrëveshjen e gazit për 2025-2026
“Bashkëpunimi i mëtejshëm me (kompaninë turke të energjisë) BOTAS është shumë i rëndësishëm.Ne po punojmë aktualisht për të rinovuar marrëveshjen e vitit të kaluar", tha Fritsch, kryeshefi i kompanisë shtetërore energjetike të Hungarisë MVM CEEnergy.
Erdoğan: Energjia, transporti dhe komunikimi, lokomotiva të zhvillimit
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë Forumit Energjetik në Istanbul theksoi se sigurimi i energjisë së mjaftueshme, cilësore dhe të pastër me çmime të përballueshme dhe pa ndërprerje, është me rëndësi kritike për të gjitha vendet.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore