Mbi 5 milionë tonë grurë nga Ukraina janë eksportuar që kur anija e parë lundroi nën marrëveshjen e Istanbulit më 1 gusht, njoftoi sot presidenti i Türkiye-s Recep Tayyip Erdoğan pas mbledhjes së kabinetit në Ankara. Ai, po ashtu tha se Türkiye ka arritur shumë suksese diplomatike, dhe se vazhdojnë angazhimet me Rusinë dhe Ukraninë.
Presidenti turk, mes tjerash ka folur edhe për raportet me Greqinë dhe i ka bërë thirrje Athinës të përmbahet nga provokimet.
“Greqia po tërhiqet zvarrë në moçal me grumbullime ushtarake. Ne e dimë se qëllimi i vërtetë i atyre që provokuan politikanët grekë ishte të pengonin programin tonë për ndërtimin e një Türkiye të madhe dhe të fuqishme Greqia nuk është në nivelin tonë pasi nuk është e barabartë me ne politikisht, ekonomikisht apo ushtarakisht, tha presidenti turk Erdoğan.
Sipas presidentit Erdoğan, rritjet ushtarake të huaja në të gjithë Greqinë duhet të shqetësojnë grekët, jo Türkiye-n.
26 Sht 2022
Erdoğan: Athina të përmbahet nga provokimet
Sipas presidentit Erdoğan, rritjet ushtarake të huaja në të gjithë Greqinë duhet të shqetësojnë grekët, jo Türkiye-n.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.