Presidenti i Türkiyes të martën i kërkoi BE-së të luajë rolin e saj në zgjatjen e marrëveshjes së drithit të Detit të Zi, me atë që do të përfundojë brenda disa ditësh.
Deklaratat e Recep Tayyip Erdoğan erdhën në një takim me dyer të mbyllura me homologun e tij francez Emmanuel Macron në margjinat e samitit të G-20-shit në Indonezi, Bali, ku u diskutua gjithashtu për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale.
Erdoğan tha se korridori i drithit filloi të funksionojë përsëri në fillim të nëntorit pas përpjekjeve intensive të Türkiyes, duke ndihmuar në bindjen e Rusisë për t'iu bashkuar marrëveshjes pas daljes së saj më 29 tetor, tha në një deklaratë Drejtoria Turke e Komunikimeve.
Këtë korrik, Türkiye, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Istanbul për të rifilluar eksportet e grurit nga tri porte ukrainase të Detit të Zi, të cilat ishin ndalur pasi Rusia nisi një luftë ndaj fqinjit të saj në shkurt.
Palët po negociojnë aktualisht një zgjatje dhe zgjerim të mundshëm përtej skadimit të planifikuar të shtunën, 19 nëntor, e Erdoğan duke thënë se Ankaraja është e vendosur të dërgojë drithë dhe plehra ruse në vendet më pak të zhvilluara.
15 Nën 2022
Erdoğan: BE-ja të luajë rolin e saj në marrëveshjen e drithit të Istanbulit
Deklaratat e Recep Tayyip Erdoğan erdhën në një takim me dyer të mbyllura me homologun e tij francez Emmanuel Macron në margjinat e samitit të G-20-shit në Indonezi, Bali, ku u diskutua gjithashtu për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale.
AA
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.