Erdoğan bën thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar në rindërtimin e Sirisë                     Foto: AA

Gjatë takimit të Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan me Emirin e Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, në Ankara, u diskutuan çështje rajonale kyç, me theks të veçantë në rindërtimin e Sirisë pas viteve të luftës.

Erdoğan deklaroi se Türkiye qëndron pranë popullit dhe qeverisë siriane për të mbrojtur integritetin territorial, unitetin dhe strukturën unike të Sirisë dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkëpunojë në procesin e rindërtimit të vendit, sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Türkiyes.

Erdoğan shtoi se Ankara është duke luftuar kundër të gjitha organizatave terroriste për ta mbrojtur sigurinë e saj kombëtare dhe për ta përfunduar me urgjencë pasigurinë në Siri dhe se kjo luftë do të vazhdojë.

TRT Balkan / agjencitë