Presidenti i Republikës së Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, tha sot në Istanbul se qëllimi i vendit të tij është që deri në fund të vitit 2023 të mos lërë brenda kufijve asnjë terrorist të vetëm me duar të përgjakur. Erdoğan iu drejtua qytetarëve të mbledhur në një tubim në lagjen Sancaktepe të Istanbul dhe foli për luftën kundër terrorizmit. Duke theksuar se e kanë çuar organizatën terroriste deri në rraskapitje brenda kufijve, Erdoğan tha: "A i varrosëm ne (terroristët) në Cudi? A i varrosëm në Gabar? Në Kandil, në Bestler? Qëllimi ynë është të mos lëmë asnjë terrorist me duar të përgjakur në Türkiye deri në fund të vitit 2023. Njëqindvjetori i Republikës sonë. E njëjta, pra, ne nuk do t'i lejojmë as këta të poshtër të marrin frymë jashtë kufijve tanë", tha Erdoğan. PKK-ja është një organizatë separatiste e listuar si grup terrorist në Türkiye, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë fushatës terroriste dhjetëvjeçare kundër Türkiyes, terroristët e PKK-së janë përgjegjës për vdekjen e të paktën 40.000 njerëzve.
13 Maj 2023
Erdoğan: Deri në fund të 2023 asnjë terrorist me gjak në duar në Türkiye
Duke folur para qytetarëve në lagjen Sancaktepe në Istanbul presidenti turk paralajmëroi se terroristët e poshtër të PKK-së ne nuk do të marrin frymë jashtë kufijve të Türkiyes.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.