Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan ka siguruar mbështetje të plotë për Palestinën duke dhënë porosi të qarta se hapat e ndërmarra në marrëdhëniet e tyre me Izraelin nuk do ta pakësojnë në asnjë mënyrë interesin për çështjen palestineze.
Poashtu gjatë takimit të sotshëm me presidentin e Palestinës, Mahmoud Abbas në pallatin Presidencial në Ankara, Erdoğan tha se qëllimi i vendit është të forcojë më tej lidhjet me Palestinën dhe se ai dëshiron mirëqenien dhe zhvillimin e këtij vendi.
"Türkiye refuzon të gjitha veprimet që synojnë ndryshimin e statusit të Al-Quds (Jerusalemit), Xhamisë Al-Aksa", tha Erdoğan dhe shtoi: Ne ua kemi përcjellë këtë kolegëve tanë izraelitë.
Më tutje Erdoğan deklaroi që Türkiye e cila e ka njohur shtetin palestinez që nga shpallja e tij, mbron vizionin e saj për një zgjidhje me dy shtete në çdo platformë.
Ndërkaq, presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas pas takimit shprehu falënderime kolegut të tij, Erdoğan, për mbështetjen e Palestinëz.
23 Gus 2022
Erdoğan: Dëshirojmë mirëqenien dhe zhvillimin e Palestinës
"Türkiye refuzon të gjitha veprimet që synojnë ndryshimin e statusit të Al-Quds (Jerusalemit), Xhamisë Al-Aksa", tha Erdoğan pas takimit me presidentin e Palestinës, Mahmoud Abbas në Ankara.
AA
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.